×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mustafa hapi Forumin e Politikave Bujqësore APF 2020

    FrontOnline
    12 Tetor 2020

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, bëri hapjen e Forumit të Politikave Bujqësore (APF). Ky forum është organizim i Grupit të Përhershëm Rajonal të Punës për Zhvillimin Rural (SWG), presidencën njëvjeçare të së cilës për vitin 2020 e ka Republika e Kosovës.

    Ndër tjerash, në këtë forum virtual u diskutua mbi bashkëpunimin rajonal dhe menaxhimin e resurseve natyrore në kohë pandemie, si dhe u këmbyen eksperiencat dhe mësimet e marra gjatë kësaj periudhe.

    Njëherësh, në këtë forum u fol edhe rreth zhvillimeve të fundit të politikave bujqësore në kontekstin e procesit të përafrimit me politikat e Bashkimit Evropian dhe pandeminë në vendet e para-anëtarësimit.

    Me këtë rast, Ministri Mustafa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19.

    “Ky bashkëpunim ndihmon në shkëmbimin e informacionit dhe përvojave, veçanërisht pasi rruga jonë si rajon drejt Bashkimit Evropian është në një linjë. Platforma SWG mbetet një shembull i shkëlqyeshëm për këtë bashkëpunim midis nesh, dhe ne jemi të përkushtuar drejt zbatimit të konkluzioneve dhe vendimeve që rezultojnë nga kjo platformë”, tha Ministri Mustafa.

    Forumi i Politikave Bujqësore (APF) është një ngjarje disa ditore mbi politikën rajonale bujqësore në Evropën Juglindore, i cili organizohet nga Grupi i Përhershëm Rajonal i Punës për Zhvillimin Rural (SWG), ku akterë relevantë rajonalë dhe ndërkombëtarë,  japin rekomandime të politikave rajonale për zhvillim rural.

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Ekonomi03 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mburret se  gjatë mandatit të tij në krye të Qeverisë janë rritur Investimet e Huaja Direkte...
    Ekonomi03 Shtator 2024
    Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka lënë prapa kolegët e tij anëtarë në shpenzimin e derivateve që mbulohen me...
    Ekonomi26 Gusht 2024
    Mbi 1 miliardë euro ka arritur fitimi neto i bankave komerciale në Kosovë nga viti 2015 e deri në gjysmën e këtij...
    Të tjera
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka arritur të shënojë edhe golin e katërt ndaj Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ishte Lumbardh Dellovan që realizoi...
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka shënuar golin e tretë ndaj Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve. Ishte Albion Rrahmani që realizoi në minutën e...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se nëse partia që ai përfaqëson i fiton zgjedhjet,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj ka deklaruar për Front Online se presidentja dhe kryeministri i vendit e kanë krisur bashkëpunimin për...
    Lajme09 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua më 9 shtator në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Sergei...
    Sport09 Shtator 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Qipro - Kosovë, në kuadër të Ligës së Kombeve. Kosova ka shkuar në pushim me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.