×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rekord i ri me 123 mijë infektime ditore me Covid-19 në Europë

    FrontOnline
    11 Tetor 2020

    Europa shënoi rekord të ri prej mbi 123 mijë infektimesh ditore këtë 24 orësh.

    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë bëhet fjalë për shifrën më të lartë të infektimeve në një ditë që prej shpalljes së pandemisë, që është 8.3% më e lartë se rekordi i shënuar të premten e kaluar me rreth 114 mijë raste të reja.

    Ritmet e përhapjes po shtohen pavarësisht se Franca renditet mes vendeve europiane që kanë në fuqi aktualisht nivelin më të lartë të masave parandaluese në shumicën e qyteteve të mëdha.

    Rekordi i mëparshëm u shënua 24 orëshin e kaluar me mbi 20 mijë infektime.

    Shifrat e infektimeve ditore janë të larta edhe në Britaninë e Madhe, ku ekspertët thonë se rikthimi i karantinës ka shumë gjasa të ndodhë gjatë ditëve në vijim, për të shmangur zhytjen në kolaps të spitaleve prej dyndjes së pacientëve.

    Ritmet e shtimit të infektimeve ditore janë të pandalshme edhe në Itali e Gjermani.

    Në raport me popullsinë, Çekia është vendi me numrin më të lartë me 308 infektime për 100 mijë banorë në 24 orët e fundit, e ndjekur nga Franca e Spanja. Shtim të ritmeve të infektimeve ditore ka edhe në vendet me përhapje më të lartë të Covidit si Shtetet e Bashkuara, Indi e Brazil.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kamala Harris ka realizuar intervistën e parë e vetme të fushatës së saj në Shtëpinë e Bardhë që kur mori stafetën si...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa nga ministritë, në kuptim të mbrojtjes ligjore dhe socio-ekonomike të...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio debatin e “World Questions” e organizuar nga BBC, nën moderimin e gazetarit Jonny...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.