×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai i Haki Rugovës reagon për arrestimin, i quan “të kapura” institucionet e shtetit

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Arrestimi i Haki Rugovës, nën akuzat për korrupsion, ka nxitur edhe reagimin e vëllait të tij, Ismetit.

    Ky i fundit me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se kohët e fundit është ushtruar presion ndaj familjes Rugova, dhe se sipas tij kjo po bëhet nga njerëz që kanë kapur institucionet e shtetit.

    Ai ka sqaruar edhe çështjen për të cilën akuzohet i pari i Istogut duke u shprehur i bindur se nuk është bërë asnjë shkelje ligjore.

    “Sa i perket Hakiut, ai ka fituar 3 here zgjedhjet per kryetar te Istogut. Votuesit ne Istog sigurisht se nuk jane budallenje e as te cmendur qe kane vendosur keshtu. Ai nuk eshte fare i perfshire ne kombinime, apo konjuktura te pandershme politike, por i vendosur per vlera demokratike dhe civilizuese”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:
    Te nderuar/a,
    jeni te informuar se kryetari i Komunes se Istogut, Haki Rugova (vellau im) mbahet ne arrest, kinse per keqperdorim te detyres zyrtare!
    Ne lidhje me kete, ndihem i obliguar ndaj Juve te sqaroj disa gjera.
    Ka kohe e sidomos muajve te fundit qe eshte duke u ushtruar nje presion i vazhdueshem, shantazh dhe sulme te egra ndaj kryetarit, kompanise “Ma.con” dhe ne pergjithesi ndaj familjes sone. Kjo eshte duke u bere ne menyre sistematike dhe kriminale, duke perdore insitucionet e kapura te shtetit dhe zyrtaret e korruptuar.
    -Se pari deshiroj te Ju njoftoj se kryetari posedon nje banese ne Istog dhe truall me fshat, te trasheguara keto nga bashkesia familjare. Pra nuk eshte fare i pasur siq pretendohet nga dikush dhe rrjedhimisht as i korruptuar.
    -Se dyti, kompania ndertimore “Ma.con” ka te punesuar mbi 90 punetore dhe afaron krejtesisht me sektorin privat. Me sakte ne 14 vitet e fundit kemi realizuar vetem nje tender dhe ate para 6 vitesh. Pra, nuk eshte e vertete se perfitojme nga shteti. Te punesuarit tone i gezojne te gjitha te drejtat nga Kontrata Kolektive, por edhe sigurimin privat shendetsore dhe jetsore falas e qe nuk kerkohet fare nga shteti.
    -Se treti, ne “Ma.con” jemi te punesuar 5 inxhinier nga familja jone. Ju siguroj qe edhe ne kemi mundur te punesohemi neper Ministri, Borde, ose poste te ndryshme shteterore.
    Ndersa, sa i perket gurethyeses, per te cilen akuzohet kryetari, ne jemi ne posedim dhe te licencuar qe nga viti 2009.
    Te jeni te sigurte se nuk eshte bere as nje shkelje ligjore.
    Nga keto qe paraqita besoj se nuk e keni te veshtire te konstatoni se ne nuk fshihemi pas favoreve, nepotizmit, apo korrupsionit.

    Sa i perket Hakiut, ai ka fituar 3 here zgjedhjet per kryetar te Istogut. Votuesit ne Istog sigurisht se nuk jane budallenje e as te cmendur qe kane vendosur keshtu. Ai nuk eshte fare i perfshire ne kombinime, apo konjuktura te pandershme politike, por i vendosur per vlera demokratike dhe civilizuese.
    Mos te harrojme se jemi futur ne vitin zgjedhore dhe me ngulm po tentohet qe Hakiu dhe LDK-ja te njollosen sepse ne nje gare te ndershme veshtire mund te rrezohen.
    Te nderuar, Ju ftoj te mos krijojme paragjykime, por t’a presim drejtesine ( nese ka?!) dhe kerkojme mirekuptim.

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar pas intervistimit të Dejona Mihalit, koordinatores për komitetet e kësaj partie, nga Prokuroria Speciale,...
    Lajme20 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahirir ka thënë se rritja e pagës minimale nga Qeveria e...
    Lajme20 Shtator 2024
    Në Prizren u shënua “Dita pa Makina” me aktivitete të organizuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në këtë komunë. “Dita pa Makina”...
    Të tjera
    Lajme20 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e akuzuar atë për izolimin e shtetit të Kosovës në arenën...
    Lajme20 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me artistin shqiptar, Petrit Halilajn, ku dhe vizitoi ekspozitën me titullin “Abetare” në Nju Jork....
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka reaguar ashpër pas intervistimit të koordinatores për Komitete në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV),...
    Lajme20 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi, ka kritikuar Prokurorinë Speciale pas intervistimit të Dejona Mihalit, koordinatores për Komitete në LVV, si...
    Lajme20 Shtator 2024
    Gjatë vikendit në Kosovë, pritet të mbajë mot me diell, por dhe me vranësira. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do...
    Lajme20 Shtator 2024
    Është nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL) dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK)....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.