×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Merkel paralajmëron kufizime të ashpra për qytetet që kanë rritje të rasteve me COVID-19

    FrontOnline
    10 Tetor 2020

    Kancelarja Angela Merkel dhe kryebashkiakët e 11 qyteteve të mëdha ranë dakord për kontrolle më strikte në zonat urbane me numër të lartë infeksionesh. Berlini, Frankfurti dhe qytete të tjera arrijnë nivele alarmuese.

    Kancelarja gjermane Angela Merkel tha, se do të prezantohen masa të reja për ato qytete ku rastet e virusit Corona janë përkufizuar me përqendrim të lartë infektimesh.

    Për qytetet me më shumë se 50 raste për 100 mijë banorë brenda një periudhe shtatë ditore – një nivel i arritur tashmë në Berlin, Frankfurt e shumë qytete të tjera – duhet të zbatohen menjëherë kufizime më të ashpra. Gjithsesi, plani lë të hapur për intepretim masat që duhen marrë, në vend të renditjes së mundësive. Ai përfshin rregulla më të rrepta mbi mbajtjen e maskave dhe distancimit fizik, mundësinë e madhe për dalje me orar dhe kufizime në shitjen e alkolit në bare e restorante, në rastet kur një gjë të tillë e vlerësojnë autoritetet. Ata ranë dakord që duhet të merren në konsideratë edhe kufizime më të ashpra sa u përket në grumbullimeve publike dhe private.

    Parlamenti gjerman

    Në marrëveshen e arritur midis bashkive dhe qeverisë federale paralajmërhet, se nëse këto masa nuk e ulin numrin e infektimeve brenda 10 ditëve, “masa të tjera kufizuese duke zvogëluar kontaktin publik, do të jenë të pashmangshme”. Por sërish, nuk u specifikuan se cilat do të jenë këto masa.

    Merkel tha, se ajo ishte e vetëdijshme që kufizimet e rinovuara “do të dëmtojnë”, veçanërisht sektorin e gastronomisë, i cili është në vështirësi. Gjithsesi, ajo paralalajmëroi se rritja e rasteve mund të përshpejtohet më shumë nëse autoritetet nuk do të jenë më në gjendje të vijojnë gjurmimin e zinxhirit të infektimeve.

    “Sa më shpejt që të ndodhë kjo, aq më shpejt përhapet virusi në mënyrë të pakontrollueshme” – tha Merkel gjatë konferencës për shtyp në Berlin (09.10).

    Kancelarja vuri në dukje rivendosjen e kufizimeve në disa qytete, përfshirë Berlinin, dhe përgëzoi Mynihun, i cili vërtetoi se shpërthimet e infektimeve mund të mbahen nën kontroll me anë të rregullave për mbajtjen e maskës dhe distancimit fizik në shoqëri.

    “Numrat e të infektuarve mund të rriten, por ne nuk jemi të pafuqishëm për ta ndaluar këtë” – deklaroi Merkel.

    Merkel u kërkon kryebashkiakëve që të ndihmojnë në luftën kundër virusit

    Deklaratat e Merkel erdhën pas takimit të së premtes (09.10) me 11 kryebashkiakët e qyteteve më të mëdha gjermane. Ata ranë dakord që autoritetet lokale të kërkojnë ndihmë nga Instituti Robert Koch (IRK) për sëmundjet infektive si dhe nga ushtria, nëse numri i rasteve rritet në 35 për 100 mijë banorë, brenda një jave.

    Gjermania është lavdëruar botërisht për menaxhimin e deritanishëm të situatës pandemike. Vendi numëron 9589 të vdekur dhe 314.600 të infektuar nga COVID – 19. Shkalla në nivel kombëtar prej 11.55 vdekjesh për 100.000 banorë është dukshëm më e ulët se ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (64.74), e Mbretërisë së Bashkuar (64.08) si dhe shumë vendeve të tjera europiane.

    Por zyrtarët gjermanë paralajmëruan, se duhet bërë më shumë për të shmangur mundësinë e një vale të dytë. Instituti Robert Koch tha, se ka pasur 4516 raste të reja të COVID-19 të raportuara të enjten (08.10). Shkencëtarët e RKI thanë, se disa qytete gjermane kanë arritur afër nivelit kritik paralajmërues të 50 infeksioneve të reja për 100.000 banorë. Shifra e Berlinit është 51, ndërsa numri i Këlnit qëndron në 49.8.

    Sa “kushton” një tjetër mbyllje?

    Projeksionet ekonomike të bëra publike nga Ministria gjermane e Financave muajin e kaluar treguan se nuk ka plane për një mbyllje të gjerë të ekonomisë.

    Drejtuesit e biznesit kanë paralajmëruar daljen kundër masave të tilla, duke sugjeruar që kjo mund të shkaktojë një valë falimentimesh dhe të pengojë më tej perspektivat e rritjes ekonomike të vendit.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i jashtëm britanik, David Lammy, mbërritën në Kiev të mërkurën për një seri takimesh...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    I nominuari i republikanëve për kandidat presidencial, Donald Trump, dhe kundërshtarja e tij demokrate, nënpresidentja Kamala Harris, morën pjesë në debatin e...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar sulmet e përgjakshme të 11 shtatorit 2001. Nëpërmjet një postimi në Facebook, shefi i shtetit...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Gati një vit pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë për këtë rast. Aktakuza është ngritur...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se vendi është në rrugën e duhur që të pajiset me sistemin raketor “Javelin”. Në...
    Sport11 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës regjistroi fitore bindëse ndaj Qipros në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Vedat Muriqi...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, raporton Express. Kryeprokurori...
    Lajme11 Shtator 2024
    Gafurr Dugolli, vëllai i deputetit Enver Dugolli, është Sekretari i ri i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Ai është emëruar në këtë...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.