×
  • Lajme
  • Lajme

    ​VV-ja akuzon Qeverinë për “haraç”, përgjigjet Selmanaj

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka akuzuar qeverinë Hoti për korrupsion në autostradën Prishtinë-Gjilan.

    Në seancën e raportimit të kryeministrit Hoti për 100 ditëshin e qeverisjes, Bulliqi ka thënë se kjo qeveri po u kërkon haraç kompanive që po ndërtojnë autostradën Prishtinë-Gjilan.

    Ai tha se këtë segment rrugor e kanë ndarë në disa lote vetëm që të përfitojmë më shumë para.

    “Ju jeni qeveri e cila një projekt siç është projekti rrugës Prishtinë-Gjilan e ndani në 6 lote për arsye se lypni tall për çdo njërin prej atyre lotëve nga punëmarrësit të cilët i marrin ato punë për t’i kryer dhe ai tall ta dini që është diku 500 mijë euro për secilin lot. Dhe kjo bëhet përmes sekserëve që i keni brenda kësaj qeverie. Jeni një qeveri e korruptuar sepse jeni bashkërisht me të korruptuarit dhe po sinkronizoheni me ta. Është mirë se sa më parë të lëshoni rrugë. T’i hapni vendit rrugë për zgjedhje dhe të mos vazhdoni me këtë qeverisje”, tha ai.

    Kësaj akuze i është përgjigjur zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, i cili mohoi pretendimet e Bulliqit.

    Madje i kërkoi Bulliqit që të mos bëhet nervoz.

    “Z. Bulliqi veq nervoz mos u bën sepse bisedojmë sa të kesh interes. Kur të thuash që ju jeni qeveri e korruptuar, duhet me pas disa indikataorë. Me thënë që u nda në 6 lote dhe i merr nga 500 mijë euro, a din sa të panjohura janë për mua këto tema. Si me qenë me fol për univers. E kur i dini ju kaq mirë, po them qysh po i din more këto gjëra. Mua asnjë sekser nuk më vjen në zyre dhe nuk bisedohen këto tema. Mund t’i ndajmë 10 lote dhe kryhet puna. Në këtë vend është një qeveri e re, logjikë e re”, tha ai.

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë qëndrimit në Huston të Teksasit, ka takuar kryetarin e...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës në mëngjesin e sotëm ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës, pasi dikush e ka lënë një valixhe aty....
    Lajme13 Shtator 2024
    Në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, është raportuar se mbrëmjen e së mërkurës një person i dyshuar përmes kanosjes kishte grabitur nga...
    Të tjera
    Opinione13 Shtator 2024
    Shkruan: Bardhyl Mahmuti Me vëmendje të madhe ndëgjova fjalën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në konferencën ndërkombëtare për...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me bastisjet që janë kryer dje në dy objekte të strukturave paralele serbe në Leposaviq,...
    Front TV13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës u ka bërë apel shoferëve të jenë të kujdesshëm gjatë ngasjes së veturave në ditët me shi. Përmes një...
    Vip13 Shtator 2024
    Ditët e fundit, prezenca e Heidi Bacit në rrjetet sociale ka rënë ndjeshëm, me postime të rralla që kanë ngjallur kuriozitet te...
    Vip13 Shtator 2024
    Edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova, formati më gjigant në Kosovë, së shpejti do të vijë në ekranet tuaja. Duke...
    Vip13 Shtator 2024
    Ish-banorja e “BBVK” Vesa Vllasaliu ka marrë vëmendje në rrjetet sociale. Pak nga jeta private e pak nga ajo personale po arrin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.