×
  • Lajme
  • Lajme

    Emrat e përfolur për President, Ramush Haradinaj e Vlora Çitaku – ku qëndrojnë kalkulimet

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Ramush Haradinaj është i vetmi që deri më tani publikisht ka shfaqur synimin e tij për t’u bërë President. Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi e sheh si të pamundur zgjidhjen e Haradinajt president, pasi sipas tij LDK nuk ka interes të votojë për të e as PDK t’i bëjë kuorumin.

    Kur kanë mbetur më pak se gjashtë muaj nga përfundimi i mandatit të Hashim Thaçit në postin e presidentit, kalkulimet e partive politike për pozitën e të parit të vendit kanë filluar.

    Gjithçka përshpejtohet nëse gjykatësi i procedurës paraprake pranë Dhomave të Specializuara konfirmon aktakuzën e Prokurorit Special për ish-Drejtorin e Drejtorisë politike të UÇK’së, presidentin aktual Hashim Thaçi.

    Njohësi i çështjeve politike Agon Maliqi thotë se partia e Haradinajt ka në dorë një lloj vetoje në procesin për zgjidhjen e presidentit.

    “Duket e vështirë që kjo punë të bëhet pa njëfarë ujdie me Haradinajn apo pa lëshim pe prej tij, duke qenë se në bazë të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese kërkohet kuorum prej 80 deputetësh në sallë. Edhe nëse PDK dhe LDK i bashkojnë votat, bashkë me pakicat arrijnë vetëm diku te 70. Në kontekst ku LDK-ja për Presidenin nuk do të mund të gjejë mbështetje nga VV dhe ku PDK-ja nuk e voton askend përvec kanidatit të vet, Haradinaj e ka njëfarë fuqie të vetos mbi këtë çështje. Mbetet të shihet nëse do ta përdorë “opsionin nuklear” për ta çuar vendin në zgjedhje, apo thjesht po negocion për ta nxjerrë maksimumin, sepse nuk shoh mundësi që Haradinaj të zgjidhet President”, ka thënë Maliqi për Gazetën Express.

    Ai e sheh kandidaturën e Haradinajt një kalkulim për t’u bërë partner i mundshëm i VV’së nëse vendi shkon në zgjedhje.

    “Shumëçka varet nga llogaritë paszgjedhore, ku Haradinaj me gjasë po e lë të hapur mundësinë që të bëhet partner i mundshëm i VV-së, dhe tani i duhet të vendosë nëse e ka më mirë ta shtyejë këtë mandat me një koalicion të gjërë, apo të fillojë një bashkëpunim me Kurtin. Në këtë kontekst ditëve dhe javëve të fundit në media janë të dukshme edhe disa sinjale të presionit ndaj Haradinajt që të lëshojë pe”, u shpreh ai.

    Ndërkaq, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka deklaruar mbrëmë se Ramush Haradinaj i ka gjasat më të mëdha që të bëhet president.

    “Konjukturat politike nuk krijohen me dhe lidhur me postin e presidentit, krijohen me dhe lidhur me statusin ose gjendjen kundrejt Gjykatës Speciale, fazës së implementimit të marrëveshjes së Uashingtonit, dialogu me Serbinë, dhe besoj se edhe kjo i shkon në favor Ramushit. Konjukturat unë besoj se janë të atilla që gjasat më të mëdha janë që Ramush Haradinaj mund të fitojë. Unë besoj se nëse jo me të parët atëherë me të tretën do të zgjidhet pa problem me 61 vota”, ka thënë Hasani në Rubikon.

    Por sipas analistit politik Agon Maliqi, LDK’ja e di se qeveria e tyre me AAK’në nuk i ka numrat në Kuvend dhe rrjedhimisht nuk është në interes të saj që të votojë Haradinajn për president.

    “Nuk shoh mundësi që Haradinaj të zgjidhet President sepse nuk shoh interes të PDK-së për t’i bërë kuorum, dhe as interes të LDK-së për ta votuar Haradinajn në një kontekst ku qeverisja e tyre e përbashkët nuk i ka numrat”, u shpreh Maliqi, duke shtuar se nëse Haradinaj insiston me çdo kusht për Presidentin, atëherë vendi është pranë zgjedhjeve.

    Ai tha poashtu se Vetëvendosjes në këtë proces më shumë do t’i konvenonte shpërbërja e Kuvendit dhe një presidencë e përkohshme e Vjosa Osmanit.

    Emër i mundshëm për president është përfolur edhe ambasadorja në largim e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku.

    E sipas njohësit të çështjeve politike Agon Maliqi, Vlora Çitaku do të mund të ishte kompromis i lehtë për emër të presidentes mes LDK’së dhe PDK’së.

    “Kandidatura e Vlora Çitakut nuk besoj sa do të përbente problem për LDK-në. Çitaku prej vitesh nuk është pjesë e strukturave të PDK-së dhe nga postet diplomatike që ka mbajtur e ka ndërtuar profilin dhe personalitetin e vet të pavarur politik, dhe prej atyre pozitave i ka rënë të bashkëpunojë me të gjithë. Për më tepër, ajo nuk i takon rrymave militante dhe radikale të PDK-së që as për elektoratin e LDK-së do të ishin problematike, por e përfaqëson profilin teknokratik”, ka thënë Maliqi.

    Maliqi vlerëson se kandidatura e Çitakut për postin e shefes së shtetit do t’i përshtatej, marrë parasysh se ajo ka ngritur peshën e vet politike përtej PDK’së.

    “Në opinion publik ajo është ndër personalitetet e pakta politike që gëzon respekt dhe pëlqim më të gjërë përtej linjave politike, pikërisht për shkak se pozita (por edhe qasja e saj publike) nuk ka qenë e natyrës së luftërave partizane. Në këtë kontekst, roli i Presidentes do t’i përshtatej. Shumëkush do ta kontestonte këtë vlerësim duke i theksuar lidhjet me PDK-në, por mendoj se po nënvlerësohet fakti se Vlora Çitaku është personalitet që tashmë e ka ngritur peshën e vet politike përtej PDK-së, dhe i ka edhe ambiciet e saja politike që mund të bien ndesh edhe me shumëkë në PDK, sidomos tani kur edhe vetë partia është në krizë. Prandaj në këtë kontekst nuk e shoh Çitakun brenda skemave partiake, por si balancuese, dhe të hapur për të bashkëpunuar me të gjitha krahët. Personalisht vlerën kryesore në kandidimin e saj e shoh te përvoja dhe te politika e jashtme, ku znj. Citaku për shkak të profilit dhe kontakteve do të mund të ishte efektive në përfaqësim dhe në hapjen e dyerve të Kosovës në një moment kur i kemi punët shumë keq”, u shpreh Maliqi.

    Çitaku pritet të kthehet nga misioni diplomatik i Kosovës në Uashington, pas pesë vjet shërbimi atje.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-ambasadori Avni Arifi, i cili për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka komentuar deklarimet...
    Lajme03 Maj 2024
    Në rigjykim i akuzuari Binak Panxha është dënuar sërish me 23 vite burgim për vrasjen e dyfishtë në Kosuriq të Pejës. Shpalljen...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka komentuar raportin e fundit të “Reporterëve pa Kufij” ku Kosova ka rënë 19 pozita më poshtë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Të premten, numri i studentëve të arrestuar që po protestojnë për Palestinën në SHBA ka shkuar në dy mijë e dyqind. Policia...
    Sport03 Maj 2024
    Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur këtë të premte për incidentin me egjiptianin Mohamed Salah në ndeshjen kundër West Hamit. “Faraonit”...
    Lajme03 Maj 2024
    Rangimin e Kosovës 19 vende më poshtë në raportin e Reporterëve pa Kufij, e ka komentuar Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve....
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së...
    Lajme03 Maj 2024
    Ministrja Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënshkruam sot marrëveshjen për ndërtimin...
    Lajme03 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se shefit të Zyrës për Kosovën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.