×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në Maqedoninë e Veriut shënohen 6 të vdekur dhe 386 të infektuar me koronavirus

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Maqedonia e Veriut të premten ka regjistruar 386 persona të infektuar me koronavirusin e ri, 6 viktima dhe 154 persona të shëruar. Të dhënat i referohen testimit të 2,267 mostrave, që paraqet shifrën më të lartë të testimeve të kryera brenda një dite.

    Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga dy nga Shkupi të moshës 61 dhe 67 vjeç dhe nga një nga Tetova (72), Manastiri (44), Struga (62) dhe Sveti Nikolla (81).

    Me këto të dhëna numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 781 persona.

    Nga të infektuarit, numri më i madh është nga Shkupi gjithsej 178 persona ndërsa numër të lartë kanë edhe këto qytete: Strumicë 44, Tetovë 20, Kumanovë 18 dhe Gjevgjeli 18.

    Nga të dhënat e publikuara bëhet e ditur se nga 20,163 persona të infektuar në Maqedoninë e Veriut, 16,009 janë shëruar ndërsa ende aktiv janë 3,373 persona.

    Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve, numri i personave të shtruar në spitalet e vendit në 24 orët e fundit është i ulët. Në Klinikën Infektive janë shtruar 8 persona dhe 5 të tjerë në spitalin e përgjithshëm në Shkup, ku gjithsej po trajtohen 49 persona.

    Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ka njoftuar për një rast pozitiv në një kopsht në qytetin e Kumanovës.

    “Nga afër po e vëzhgojmë gjendjen dhe për momentin ajo është e qëndrueshme. Që nga hapja e kopshteve, 10 fëmijë dhe 21 punonjës janë diagnostikuar me COVID-19, por të gjithë janë në gjendje të mirë. Numri i fëmijëve të izoluar për shkak të koronavirusit është 150”, ka bërë të ditur Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Kombet e Bashkuara miratuan më 22 shtator një “Pakt për të Ardhmen” që synon adresimin e sfidave të shumta të shekullit, nga...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete të shtunën pranë një përroi në fshatin Bërsnik të Elbasanit. Policia bën me dije se...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.5 shkallë të Rihterit ka goditur sot Bosnje e Hercegovinën, derisa dridhjet janë ndjerë edhe në...
    Të tjera
    Lajme22 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2292 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për...
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryetar i Partisë  Demokratike të  Kosoves (PDK) Memli Krasniqi kujton heronjtë  Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, dhe thotë se për ta, më e shtrenjtë...
    Lajme22 Shtator 2024
    Në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i nxehtë me ndryshime të kohëpaskohshme, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik...
    Lajme22 Shtator 2024
    Dy partitë opozitare të Kuvendin të Kosovës, PDK e LDK, në prill të këtij viti kanë kërkuar formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli i ka shkaktuar Hezbollahut “goditje që nuk mund t’i ketë imagjinuar”, pas disa ditësh...
    Vip22 Shtator 2024
    Këngëtari, Yll Limani, ka njoftuar me emocion se është ftuar në dasmën e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit. Ai ndau me ndjekësit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.