Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt nuk i ka pëlqyer deklarimi i deputetit të LVV-së, Fitim Ukës.
Gjatë kohës sa Uka po fliste për menaxhimin e pandemisë në foltore të Kuvendit, Zemaj e ka quajtur “rrenc” deputetin Uka.
“Ti je rrenc”, është dëgjuar duke bërtitur Zemaj.
Pas kësaj deklarate ka reaguar nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.
“Ministër kujdes fjalorin, nuk ki asnjë të drejtë me ofendu deputetin, nuk mundesh me i thanë as rrenc as gënjeshtar, të lutem ruaj qetësinë”, ka thënë Nagavci.
Te ministri pas këtyre deklaratave janë parë edhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala dhe shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi.