×
  • Lajme
  • Lajme

    OSHC-të luajnë rol të rëndësishëm në demokracinë e një vendi

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Organizatat e Shoqërisë Civile luajnë rol të rëndësishëm në demokracinë e një vendi. Kështu u tha në eventin “Ekspozimi i organizatave të shoqërisë civile, ndarja e përvojave”, organizuar në kuadër të projektit “Ngritja e zhvillimit të qëndrueshëm organizativ të OSHC-ve në Kosovë”. Projekt ky i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementohet nga FIQ dhe INDEP.

    Drejtoresha ekzekutive e “FIQ”, Dajana Berisha, ka folur rreth projektit “Ngritja e zhvillimit të qëndrueshëm organizativ të OSHC-ve në Kosovë”, për çka tha se ka qenë një punë e jashtëzakonshme për të implementuar këtë projekt edhe jashtë Prishtinës.

    Berisha: Jemi në fazat e përfundimit të këtij projekti

     

    “Jemi në fazat e përfundimit të këtij projekti, kjo nuk do të thotë që me përfundimin e këtij projekti përfundon edhe puna apo angazhimi i FIQ në nxitjen dhe siç thash në zhvillimin e qëndrueshëm të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë. Ky është një prej eventeve përmbyllëse të projektit ku ne do të paraqesim disa prej sukseseve të këtij projekti. Sfidat kanë qenë sigurisht të shumta, por sot jemi këtu për të festuar suksesin e projektit”, tha ajo.

    Ajo tha se projekti në vetvete i ka pasur tri komponentë kryesor, së pari ajo tha se ka qenë krijimi dhe funksionalizimi i Qendrës Burimore të Kosovës.

    Berisha: Qendra Burimore është një ndër sukseset më të mëdha të projektit

     

    “Qendra Burimore është një ndër sukseset më të mëdha të projektit, për arsye se po them vetëm në 2019-tën kjo Qendër i ka realizuar rreth 100 evente të gjitha këto krejt falas me angazhimin e stafit të FIQ-it dhe me dëshirën e mirë që kjo Qendër të funksionojë gjatë gjithë ditëve të javës edhe për fundjavë dhe prandaj e konsideroj si një sukses. Na ka dhënë edhe neve mundësinë dhe hapësirën si organizatë liderë në këtë projekt të njohim dhe të ndihmojmë në zhvillimin e kapaciteteve promovimin e ngjarjeve të ndryshme që kanë ndodhur brenda sektorit të shoqërisë civile për vitin 2019”, tha ajo.

    Komponenti i dytë, Berisha tha se është dizajnimi, përpilimi i paketave të trajnimit për të gjitha organizatat jo qeveritare. Për këtë ajo tha se 83 organizata kanë qenë pjesë e trajnimeve përgjatë vitit 2019.

    Si komponentë e tretë e rëndësishme e projektit ajo tha se është dhënia e granteve, ku tha se kanë dhënë grante individuale.

    Ndërsa, drejtori i Zyrës për qeverisje të mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini, tha se kanë zhvilluar një strategji për bashkëpunim Qeveri dhe Shoqëri civile, ku tha se i kanë dhënë prioritet katër fushave.

    Hajredini: Një strategji të përbashkët që ka të bëjë për bashkëpunim Qeveri- shoqëri civile

     

    Ne kemi zhvilluar një strategji të përbashkët që ka të bëjë për bashkëpunim Qeveri-shoqëri civile dhe i kemi dhënë prioritet katër fushave të rëndësishme, ajo që ka të bëjë me pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje, pastaj për të bërë procesin sa më transparent dhe të hapur për financimin e organizatave jo qeveritare, si dhe për të vendosur rregulla dhe standarde sa i përket shërbimeve që ofrojnë organizatat joqeveritare dhe në të njëjtën kohë për të bërë sa më të qasshëm dhe më efikase aspektin e vullnetarizmit në përgjithësi. Këto janë katër prioritetet që në mënyrë paralele ne kemi punuar me të gjitha instancat e shoqërisë civile dhe mund të them që kemi bërë një progres fillestar të mirë fal bashkëpunimit me organizatat jo qeveritare sidomos tek procesi i konsultimeve publike”, tha ai.

    Anëtari i Bordit në European Young Cells Scheme Alumni, Drinas Zeqiraj, ka folur për rëndësinë e ngritjes së kapaciteteve të shoqërisë civile.

    Zeqiraj: Roli i organizatave të shoqërisë civile është themelor për demokracinë

    “Synojmë të ngrisim kapacitetet e shoqërisë civile për arsye se roli i organizatave të shoqërisë civile është themelor për demokracinë. Dihet se përmes organizatave të shoqërisë civile grupet e ndryshme të shoqërisë munden t’i shfaqin interesat e tyre, mirëpo edhe mund të kontribuojnë në politik bërje në përgjithësi. Kjo për shkak se procesi i integrimit evropian në veçanti është një proces unik në historinë e njerëzimit, si dhe një prej parimeve themelore të saj është demokracia. Prandaj, e kuptojmë që roli i shoqërisë civile është tepër i madh. Pra, shoqëria civile në kuadër të integrimit evropian i luan dy role, njëra është në kuadër të dimensionit të brendshëm ku ata mund të transmetojnë interesat e tyre, mirëpo edhe vizionin e tyre për çështje të ndryshme ekonomike, politike, si dhe dinamika të tjera sociale të BE-së, si dhe krijojnë një mjedis të përshtatshëm të transformimit të shtetit dhe shoqërisë në përputhje me vlerat evropiane. Dimensioni tjetër është dimensioni ndërkombëtar, ku organizatat e shoqërisë civile kanë mundësi të ndikimit në mekanizmat e vendimmarrjes së BE-së dhe mund të lobojnë në procesin e përshpejtimit të anëtarësimit në BE. Vet procesi i integrimit në BE ofron mekanizma se si shoqëria civile mund të monitorojë dhe mund të jap kontribut në këtë”, tha ai.

    Përvojat e tyre i kanë ndarë edhe organizatat KOMS, Me dorë në zemër, GYEK, ETEA, NGO Norma, Virtual Sophists dhe Center for Psycho-Social research.

    Projekti “Ngritja e zhvillimit të qëndrueshëm organizativ të OSHC-ve në Kosovë”, është financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementohet nga FIQ dhe INDEP.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ka arritur në Shqipëri. Ai është pritur nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj me ceremoni shtetërore.....
    Lajme12 Shtator 2024
    Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës njofton se ka shqiptuar 2 mijë e 432 tiketa trafiku. Po ashtu bëhet e...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mohuar pretendimet e mediave se ka lëshuar seancën e Kuvendit për shkak të “përplasjes” me nënkryetaren...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ia ka ndalë mikrofonin ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës....
    Vip12 Shtator 2024
    Tayna është e lumtur për krejt çka ka bërë gjatë kësaj vere. Ndonëse “humbi” për disa muaj për shkak të problemeve me...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Poloni, ku ka marrë pjesë në Samitin global ‘Vital Voices Summit’, bëri të ditur...
    Lajme12 Shtator 2024
    Problemet e këtyre dhe shumë të mbijetuarve të tjerë të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk përfunduan më 12...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, bisedoi me presidentin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, gjatë një takimi në Budapest....
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka përfunduar me sukses ndërhyrja kirurgjikale e ish kryeministrit shqiptar, Fatos Nano. ABC News mëson se Nanos i është vendosur protezë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.