×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ulen tensionet, Armenia e Azerbajxhani pajtohen për bisedime të paqes në Moskë

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka thënë se Armenia dhe Azerbajxhani kanë konfirmuar se kryediplomatët e tyre do të marrin pjesë në bisedimet e ndërmjetësuara nga homologu i tyre rus në Moskë.

    “Bakuja dhe Yerevani e konfirmuan pjesëmarrjen e tyre në bisedime në Moskë. Përgatitjet aktive janë duke u zhvilluar”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova, raporton agjencia Reuters.

    Ndryshe, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka ftuar të premten ministrat e Punëve të Jashtme të Armenisë dhe Azerbajxhanit për të zhvilluar bisedime të paqes në Moskë.

    “Presidenti i Rusisë do të bëjë një thirrje për ndërprerjen e luftimeve në Nagorno-Karabak për arsye humanitare me qëllim të shkëmbimit të trupave të pajetë dhe të të burgosurve”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

    Sipas kësaj deklarate, kreu i Federatës Ruse ka zhvilluar një varg bisedash përmes telefonit me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, shkruan Anadolu.

    Në deklaratë bëhet e ditur se nëse palët i përgjigjen pozitivisht ftesës, në bisedime do të ndërmjetësojë ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.

    Përleshja e përgjakshme mes dy ish-republikave sovjetike filloi më 27 shtator dhe ende nuk është ndërprerë, pavarësisht thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar dhe fuqive të mëdha për armëpushim të menjëhershëm.

    Presidenti i Azerbajxhanit ka thënë se në procesin e paqes duhet të jetë e përfshirë edhe Turqia, e cila haptazi e ka kundërshtuar dhe kërcënuar Armeninë, duke kërkuar nga ky vend që t’i tërheqë trupat nga rajoni i konfliktit.

    Petrol Company hap komunitet në Viber për klientët e saj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Franca do të ketë Qeveri të re “javën e ardhshme”, tha kryeministri konservator i zgjedhur së fundi, Michel Barnier, teksa ai po...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ashtu siç ka ndodhur prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë,  do të vijojë të qëndrojë në...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i jashtëm britanik, David Lammy, mbërritën në Kiev të mërkurën për një seri takimesh...
    Të tjera
    Vip11 Shtator 2024
    Brikenda sot po feston ditën e lindjes. Nuk munguan urimet e shumta nga miq e familjarë, shkruan “Kosovarja”. Edhe disa nga ish-banorët...
    Lajme11 Shtator 2024
    Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Kosovës sot do të pres në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Përmes...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në një takim në zyrën e tij në Qeveri kryeparlamentaren e re të Shqipërisë, Elisa Spiropali....
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka falënderuar kosovarët që u kanë qëndruar afër në sulmin e 11 shtatorit...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ka thënë se ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, nuk po...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.