Njësitet e policisë kanë nisur tashmë që të bëjnë kontrollimin e veturës së personit të dyshuar që mëngjesin e ditës së sotme është arrestuar para AKI-së, raporton Front Online.
Ky aksion është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor. Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore. Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes’, ka konfirmuar për Front Online, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
https://frontonline.net/ekipet-e-deminimit-shkojne-tek-aki-ja-dyshohet-per-bombe/