×
  • Lajme
  • Lajme

    Çeku: Kemi investuar rreth 20 milionë euro për infrastrukturë teatrore

    FrontOnline
    10 Nëntor 2024

    Ka përfunduar rinovimi i tërësishëm i teatrit të qytetit “Muharrem Qena” në Mitrovicë.

    Kështu ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku përmes një postimi në Facebook.

    “Kjo është dëshmia e radhës e përkushtimit të Qeverisë sonë për të krijuar kushte të dinjitetshme për artistët dhe publikun artdashës. Ky modernizim i hapësirës së teatrit të Mitrovicës bëhet edhe në nderim të figurës së Muharrem Qenës, njërit ndër artistët më të veçantë të Kosovës”, shkruan tutje ai.

    “Gjatë mandatit tonë kemi investuar me seriozitet në infrastrukturën kulturore të vendit, e cila kishte degraduar në mungesë të përkujdesjes shtetërore. Me prioritet të veçantë po e trajtojmë infrastrukturën teatrore në gjithë vendin. Kemi rinovuar amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, derisa punimet kanë përfunduar edhe në shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, e cila ka amfiteatrin e saj”.

    Po ashtu, ministri shton se punimet e restaurimit po vazhdojnë në ndërtesën kryesore të Teatrit Kombëtar të Kosovës që pritet të përfundojnë në pjesën e dytë të vitit 2025.

    “Pas hartimit të projekteve zbatuese, në fazë të procedurës së prokurimit janë rinovimet e tërësishme të Teatrit të qytetit “Adriana” në Ferizaj dhe Teatrit ODA në Prishtinë. Në Rahovec vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, e cila përmban amfiteatrin brenda. Aktualisht në fazë projektimi për rinovim janë edhe Teatri i qytetit në Gjilan, Teatri i qytetit “Avdush Hasani” në Podujevë si dhe ndërtimi i amfiteatrit të ri të Prishtinës në aneksin e ish-Rilindjes. Në fillim të vitit 2025 nis hartimi i projektit për ndërtesën e re të Teatrit të qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren”.

    Vlera totale që është investuar dhe zotuar për përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës teatrore në Kosovë, sipas Çekut është afër 20 milionë euro.

    “Me këtë përkushtim teatri nuk është trajtuar asnjëherë më parë”.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Ish-kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kritikuar ashpër Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti për dështimet e saj në fushën e diplomacisë, duke...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media. Në një njoftimin e...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Janë bërë 4 vite prej se Kosova ka siguruar njohjen e fundit ndërkombëtare, e cila ka ardhur nga shteti i Izraelit. Kjo...
    Të tjera
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, iu ka bërë thirrje prindërve dhe personelit arsimor që të shtojnë kujdesin në përmbajtjen që...
    Vip04 Dhjetor 2024
    Pauli sërish qe temë diskutimi mes Kevinit, Rovenës dhe Gjestit. Kevini në një moment, tregonte një situatë sesi ai theu disa prej...
    Vip04 Dhjetor 2024
    Gjesti është përballur me një situatë të sikletshme, në një moment kur i janë shqyer xhinset. Megjithatë këtë moment ai e ktheu...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Jo rrallëherë shkollat fillore e të mesme në vendin tonë, janë cak i hajnave dhe kryesisht ka pasur raste të vjedhjeve të...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të shkoj për vizitë në Sarajevë por ende nuk dihet se me cilët zyrtarë shtetëror...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Sindikata e Arsimit ka protestuar duke kërkuar nga Ministria e Arsimit nënshkrim të kontratës kolektive, rritje të pagave të mësimdhënësve, e nisje...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.