Policia e Kosovës mëngjesin e ka nisur me një operacion afër Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, pas dyshimeve për bombë afër institucionit më të lartë të sigurisë në vend, raporton Front Online.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor. Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore. Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes’, ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
Në ndërkohë tek AKI-ja tashmë kanë arritur edhe ekipet e deminimit për intervenim.
Sipas informacioneve të siguruara nga portali, bomba dyshohet të jetë afër objektit të institucionit më të lartë të sigurisë në vend./Front Online