Policia e Kosovës është deklaruar për aksionin para AKI-së duke thënë se i njëjti është zhvilluar pasi që në atë pjesë të rrugës në një veturë është gjetur një person i dyshuar, raporton Front Online
I njëjti sipas Policisë edhe është arrestuar.
“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor. Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore. Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes’, ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani./Front Online
https://frontonline.net/aki-ja-rrethohet-nga-policia-dyshohet-per-mjet-shperthyes-te-vendosur-ne-veture/