×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tetë ditë nga fillimi i vitit shkollor, në izolim 53 nxënës dhe tetë mësimdhënës

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Gjithsej 53 nxënës dhe tetë mësimdhënës janë në izolim që nga fillimi i vitit shkollor e deri më tani. Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se në të gjitha shkollat ku ka raste pozitive në mësimin me prani fizike veprohet me kohë, sipas protokolleve dhe algoritmeve, me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit dhe të mbrohen nxënësit dhe pjesëmarrësit tjerë në procesin arsimor.

    Sipas MASH, në këtë moment në mënyrë shtesë theksohet nevoja e mësimit nga distanca, gjegjësisht nga modeli i kombinuar i mësimit i cili zbatohet në shkolla.

    “Gjashtë nga gjithsej tetë mësimdhënësit nuk kishin kontakt të drejtpërdrejtë me fëmijët, sepse ligjëratat i mbajnë onllajn. Në mënyrë shtesë, të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit të cilët janë në izolim kalojnë në mësim nga distanca, me çka sigurohet vazhdimësi në procesin arsimor. MASH përkujton se paralelisht me mësimin onllajn, realizohet edhe emetimi i orëve prej 15 minutave në televizion përmes radio televizionit kombëtar. Gjithashtu, dorëzohen materiale të shtypura fëmijëve dhe ata janë në komunikim të vazhdueshëm me mësimdhënësit e tyre”, informoi MASH.

    Nga dje në mbrëmje, siç informon Ministria në izolim janë 10 nxënës të klasës së dytë nga SHF “Koço Racin” në f.Podaresh, Komuna e Radovishit pasi që shoku i tyre i klasës ka rezultuar pozitiv në virusin COVID-19. Deri më tani në këtë shkollë nuk ka asnjë mësimdhënës që është i sëmurë ose në izolim.

    “Dy mësimdhënës të cilët kanë punuar me prani fizike në SHF ‘Goce Dellçev’ dhe një nxënës janë pozitivë ndaj virusit COVID-19, ndërsa 39 fëmijë nga e njëjta shkollë nga dje si preventivë janë në izolim. Tre fëmijët e tjerë që janë pozitivë janë raste individuale – një në shkollën e Tetovës përkatësisht në SHF ‘Andreja Savevski Qiqish’, një në SHF ‘Vanço Përke’ në Shtip dhe një rast në ‘Kirili dhe Metodi’ Koçan. Nga qendrat e shëndetit publik ndiqen algoritmet dhe për ata nuk jepen rekomandime izolimi sepse janë respektuar masat mbrojtëse”, njofton MASH.

    Ata gjithashtu ju bëjnë thirrje të gjithë mësimdhënësve që gjatë periudhës së ardhshme të kujdesen për mbrojtjen personale nga COVID-19.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Qeveria shqiptare miratoi sot në parim marrëveshjen me Nikaraguan, për përjashtimin e vizave për pasaportat e zakonshme, diplomatike dhe të shërbimit. Po...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Sot bëhen 23 vite që nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, të cilat ndryshuan përgjithmonë qytetin e Nju Jorkut dhe SHBA-në....
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Franca do të ketë Qeveri të re “javën e ardhshme”, tha kryeministri konservator i zgjedhur së fundi, Michel Barnier, teksa ai po...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, bënë homazhe në...
    Lajme11 Shtator 2024
    Aktivistja nga Sanxhaku, Amina Nuraj, ka folur për përvojat e saja të ndalimit në pikat kufitare të Serbisë disa herë kur ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ishte sot paneliste në samitin “Vital Voices” në Varshavë të Polonisë. Tema e këtij diskutimi ishte “Si...
    Lajme11 Shtator 2024
    Dy zyrtarët komunalë të Drenasit, Xhafer Ramaj dhe Shefqet Morina, të cilët akuzohen për korrupsion, në seancën e të mërkurës, në Gjykatën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka kritikuar ashpër Kryeministrin Albin Kurti për vizitën e tij të fundit në veriun e Kosovës, duke...
    Lajme11 Shtator 2024
    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se Prokuroria Speciale e Kosovës nuk dha shumë informacione për aktakuzën e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.