×
  • Lajme
  • Lajme

    Selimi: Ka përfunduar procesi i hartimit të Projektligjit për Agjencinë për Parandalim të Korrupsionit

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka bërë të ditur se ka përfunduar procesi i hartimit të Projektligjit për Agjencinë për Parandalim të Korrupsionit.

    Sipas tij, në versionin aktual të projektligjit janë të trajtuara të gjitha çështjet që në të kaluarën ishin pengesë në zbatim nga ana e organit zbatues, ku me theks të veçantë është fokusuar në aspektin e parandalimit të korrupsionit, ndërkaq hetimi dhe gjykimi i veprave që ndërlidhen me korrupsion do t’i mbetet në përgjegjësi prokurorit të shtetit dhe gjykatave.

    “Për me tepër, Projektligji përcakton që Agjencia do të merret me shqyrtimin e projekt-akteve me qëllim të identifikimit të hapësirave që mundësojnë korrupsionin, pastaj monitorimin e planeve të integritetit për institucionet publike, si dhe kryerjen e përgjegjësive tjera që janë të parapara me ligje specifike, siç është parandalimi i konfliktit të interesit, çështjet me deklarimin e pasurisë si dhe trajtimi i rasteve të sinjalizimit”.

    “Ndër risitë më thelbësore është edhe kompetenca që i është dhënë Agjencisë në shqiptimin e gjobave në rast të mos përmbushjes së kërkesave ligjore nga ana e subjekteve që i nënshtrohen ligjeve që zbatohen nga Agjencia”.

    “Vlen të ceket se procesi i hartimit dhe finalizimit të këtij projektligji ka qenë transparent dhe gjithëpërfshirës dhe është hartuar në pajtim të plotë me standardet më të larta ndërkombëtare. Ky projektligj tenton të avancojë edhe më tutje infrastrukturën ligjore në luftën kundër korrupsionit duke e specifikuar përgjegjësitë e Agjencisë nga tani Agjencia për Parandalim të Korrupsionit”.“Nga sot ky Projektligji do të jetë i gatshëm për konsultime parapake. Ministria e Drejtësisë i mirëpret komentet dhe propozimet, në këtë fazë dhe atë të konsultimeve me publikun”.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se si AAK, nuk i kanë kundërshtuar...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet dhe se Qeveria e Kosovës i ka...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...
    Të tjera
    Sport12 Shtator 2024
    Arijanet Muric është pika e fortë e Kosovës tani e gjashtë vite, pasi ai me pritjet e tij i ka dhënë shumë...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se historia e Kosovës është histori e besimit në demokraci. Në fjalimin e saj në Postdam të...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar për protestën e radhës që do të organizohet kundër diskriminimit dhe shkeljeve...
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka liruar personin që intervistoi në stacionin e Policisë në Mitrovicën e Jugut, lidhur me rastin Banjska. Lajmin për...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar Gjermaninë dhe shtetet e tejra të NATO-s për ndërhyrjen e tyre në Kosovë, në vitin 1999. Në...
    Lajme12 Shtator 2024
    Presidentes Vjosa Osmani i është ndarë çmimi i forumit “M100” në Postdam, shkruan Reporteri.net. Osmanit iu nda çmimi nga ish-ministri gjerman, Rudolf...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.