×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Zbulohet plani i arratisjes së shqiptarëve në Greqi, donin të merrnin peng drejtoreshën e burgut dhe një prokuror

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Policia greke ka mbledhur te tjera informacione për tentativën e arratisjes së mundshme të 9 shqiptarëve nga burgu i Korfuzit në fillim të shtatorit.

    Mediat greke raportojnë se me ndihmën e një gardiani, një nga shqiptarët e dënuar dyshohet se ka futur brenda burgut një pistoletë.

    Me armën që kishte mundur të siguronte shqiptari synonte që të merrte peng drejtoreshën e burgut dhe një prokuror dhe me ndihmën edhe të të dënuarve të tjerë, dyshohet se do kryenin arratisjen.

    Pas arratisjes, shqiptarë kishin planifikuar të niseshin me skaf nga brigjet e Korfuzit drejt Shqipërisë.

    Në datën 5 shtator, njësia anti-terror kontrolloi 15 qeli të sektorit 2 të burgut të Korfuzit ku mbahen vetëm 26 persona, nga të cilët vetëm 2 shtetas grekë.

    Këta të fundit nuk rezulton të jenë të përfshirë në tentativën e arratisjes. Gjate kontrollove u gjeten 2 pistoleta, njëra prej të cilave me silenciator, si dhe thika e lëndë narkotike.

    Në njërën nga pistoletat madje u gjet material ADN i një të burgosuri shqiptar. Armët dyshohet të jenë fshehur në fillim të verës gjatë kohës që burgu po rikonastruktohej.

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien njofton se së bashku me Zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një zyrtar i lartë i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se ka një...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.