×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    ​Rama: Rritje ekonomike mbi 6% vitin e ardhshëm

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot se rritja ekonomike në Shqipëri për vitin e ardhshëm do të jetë rreth 6 për qind.

    “Për fat të mirë, mund t’ju them që nga eksperienca e këtyre viteve, parashikimet e bëra në kushte shtëpie, pra brenda qeverisë për rritjen ekonomike janë ato që janë më afër realitetit. Përgjithësisht unë besoj te ky trend. Kështu që ne nuk themi ndonjëherë që do të rritemi 12% vitin e ardhshëm. Mendoj që ne do të jemi rrotull 6% plus vitin e ardhshëm”, deklaroi Rama, gjatë një konference për shtyp.

    Sa i përket buxhetit, kryeministri theksoi se ai do të jetë publik në ditët në vijim pasi ka marrë formë përfundimtare.

    Lidhur me ndikimin në arkën e shtetit nga heqja e tatimfitimit dhe TVSH-së për bizneset e vogla nga janari 2021, kryeministri Rama informoi se “janë afro 40 milionë dollarë”.

    “Efekti në buxhet është i konsiderueshëm, por ne besojmë shumë fortë se efekti në punësim dhe ekonominë familjare është i konsiderueshëm. Shteti merr përsipër shtrëngimin e vet në buxhet dhe biznesi i vogël merr një hov më shumë në punën e vet. Është afro 40 milionë dollarë”, tha Rama.

    Ai shprehu po ashtu bindjen se “me procesin e digjitalizimit të transaksioneve, ne besojmë shumë se do të kemi më tepër se 40 milionë mbrapsht nga të bizneset e mëdha. Besojmë shumë në këtë skemë”./Atsh

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill. Mediat serbe shkruajnë...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Kukës. Sipas policisë lokale, rreth orës 09:20, në vendin e...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Një tërmet me magnitudë 3.5 gradë të Rihterit ka goditur Zenicën, Bosnjë dhe Hercegovinë. Sipas EMSC, tërmeti në orën 8 e 33...
    Të tjera
    Kronika10 Shtator 2024
    Një grua në Leposaviq ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj të dielën e ka sulmuar fizikisht. Bëhet e ditur se njësitet...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, kanë vizituar sot Termocentralin “Kosova B” të Korporatës Energjetike të Kosovës, në...
    Lajme10 Shtator 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë detaje lidhur me takimin që është mbajtur mbrëmë në orët e vona bashkë...
    Sport10 Shtator 2024
    FC Prizreni i ka zbuluar fotot dhe videon e dhunës që e përjetoi ky ekip në ndeshje me KF Deçanin, në Ligën...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë një vizitë në veri, më konkretisht në Leshak të Leposaviqit. I shoqëruar nga ministrat, Xhelal...
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se brenda 72 orëve të ardhshme do të tregojë kërkesat e Serbisë për serbët që jetojnë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.