×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu takon ambasadoren franceze, flasin për vizat

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, priti në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

    Në këtë takim u bisedua për çështje të ndryshme që ndërlidhen me bashkëpunimin mes Francës dhe Kosovës.

    Veliu theksoi se MPB është e gatshme që të avancojë shkëmbimin e informatave dhe të ofrojë bashkëpunim në çështjet e ngritura nga autoritete franceze dhe kosovare, me theks të veçantë në ato që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave.

    Butel vlerësoi lartëpunën dhe angazhimin eVeliu dhe me këtë rast i përcjelli letrën e ministrit të MPB-së në Francë, Gerald Darmanin.

    Të dy palët u dakorduan që të ketë angazhim të përbashkët në identifikimin e fushave më interes të të dyja shteteve që ndërlidhen jo vetëm me liberalizimin e vizave por edhe bashkëpunimit në tërësi.

    Me këtë rast, ministri Veliu e falënderoi ambasadoren Butel për përkrahjen e deritanishme që ka dhënë për institucionet e sigurisë në Kosovë.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Një 16-vjeçare është zhdukur dje në rrugën “Astrit Bytyqi”, në Ferizaj. Babai i saj ka raportuar në Polici se vajza është larguar...
    Lajme04 Maj 2024
    Para se të vinte në pushtet, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, kishte premtuar ndërtimin e 4000 banesave sociale, me çmim të përballueshëm....
    Lajme04 Maj 2024
    Një grua ka vdekur dje në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka nisur hetimet....
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Aeroporti Costa Smeralda i Olbias në Itali u mbyll pasi një avion i vogël përfundoi jashtë pistës. Sipas asaj që raportojnë mediat...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi një kërkesë tjetër të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për...
    Sport03 Maj 2024
    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka mbetur shumë i befasuar me sulmuesin anësor, Ian Maatsen, i cili luan te Borussia Dortmund,...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Ministri i ri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka falënderuar Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.