×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova ka pasur “progres të kufizuar” në reformat e lidhura me BE-në

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Kosova ka pasur progres të kufizuar në reformat e lidhura me Bashkimin Evropian, kryesisht për shkak të situatës jostabile politike, me zgjedhje të jashtëzakonshme dhe dy ndërrime të qeverisë, si dhe nevojës për përballje me pandeminë. Kështu thuhet në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, që pritet të miratohet të martën pasdite në Bruksel.

    Në të përshkruhet situata politike prej kur Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, e deri te kriimi i Qeverisë së Avdullah Hotit, pas rrëzimit të Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.Komisioni kësaj radhe i ka dhënë vërejtje seerioze Parlamentit të Kosoëvs për të cilin pohon se “në periudhën që përfshin ky raport, nuk ka përmirësuar performancën e përgjithshme si një forum për dialog konstruktiv politik”.

    Sa i përket procesit zgjedhor, ai vlerësohet në përgjithësi si transparent dhe i administruar mirë, megjithëse ka pasur dobësi në procesin e numërimit të votave.

    Edhe kësaj radhe përmendet se në mesin e komunitetit serb ka pasur frikësime të kandidatëve, të cilat nuk ishin nga Lista Sërpska. Situata në veri të Kosovës vlerësohet si “sfiduese”, në veçanti sa i përket krimit të organizuar, korrupsionit dhe kushteve për liri të shprehjes.Në shumicën e fushave vlerësohet se Kosova ka bërë vetëm progres të kufizuar, si në administratën publike ashtu edhe në sistemin e gjyqësorit.

    Vlerësohet se gjyqësori është ende i ndjeshëm ndaj ndikimit të panevojshëm politik.Sa i përket krimit të organizuar dhe korrupsionit thuhet se Kosova është “në fazën e hershme” në këtë fushë, ndonëse përmendet se autoritetet kanë kryer disa aksione në këtë drejtim.

    Në këtë Raport, nga Kosova kërkohet po ashtu që të vazhdojë angazhimin në dialog me Serbinë drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila më pas do të mundësonte avancimin në rrugën evropiane./rel/

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje LDK-së dhe AAK-së për të diskutuar për shpërndarjen e...
    Lajme15 Maj 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, ka shënuar sot 24-vjetorin e themelimit si dega e parë në nivel vendi,...
    Lajme15 Maj 2024
    Gazetarja e Radio Kosovës, Behare Bajraktari ka thënë se sot rreth otës 18:00 është sulmuar nga qentë endacakë te Menza e Studentëve...
    Të tjera
    Sport15 Maj 2024
    Tifo grupi i Kosovës, “Dardanët” kanë dalë me një njoftim në faqen e tyre në Facebook. Ata kanë njoftuar se po synojnë...
    Vip15 Maj 2024
    Meritoni është shprehur se në këtë pikë të lojës nuk do kishte dashur të kishte këtë përjetim, ku mes tij dhe Juli...
    Lajme15 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka lëshuar komunikatë në lidhje me takimin e sotëm të zv/kryeministrit Besnik Bislimi me emisarin e BE’së, Miroslav Lajçak...
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA përmes një postimi në “X” ka njoftuar se sa persona janë larguar nga Rafah. Kjo...
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Kanë mbetur edhe dy ditë deri në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, e anëtarësimi i Kosovës në këtë...
    Opinione15 Maj 2024
    Nga Adri Nurellari Në botën tonë të trazuar, ku konfliktet dhe tensionet gjeopolitike shpesh dominojnë titujt e mediave, dialogu dhe përpjekjet për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.