×
  • Sport
  • Sport

    Deschamps: Griezmann nuk është i lumtur te Barcelona

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Didier Deschamps ka kuptuar se Antoine Griezmann nuk është i lumtur te Barcelona pasi po luan jashtë pozicionit të tij të preferuar.

    Griezmann pati një sezon të dobët në “Camp Nou” pasi erdhi si një transferim shumë i shtrenjtë nga Atletico Madridi. Ai po ashtu nuk e ka nisur mirë sezonin 2020/21 nën urdhrat e trajnerit të ri Ronald Koeman i cili po e vendosë francezin në krahun e djathtë të sulmit, e jo në qendër, aty ku është pozicioni i tij natyral, përcjellë KosovaPress.

    Trajneri i Francës Didier Deschamps ka thënë se do të flas me Griezmannin me rastin e ndeshjeve ndërkombëtare.

    “Unë nuk dua të ndërhyjë në përdorimin e lojtarëve nga klubet tjera, e as te Barcelona..”, tha fillimisht Deschamps.

    “Antoine po luan në krahun e djathtë në këtë moment. Ajo që mund të them dhe të mos dal kundër Ronald Koeman është se Antonio ka thënë se nuk e kupton pse nuk po luan në pozicionin qendror.”

    “Për mua ai është shumë më efektiv kur luan në zemër të lojës. Aty e ka mundësinë të prek më shumë topin dhe t’i ndihmojë mesfushorët. Jam duke folur me atë, do ta takoj sërish më vonë Jam i sigurt se nuk është i lumtur me këtë situatë. Duhet ta bëjmë më të mirën.”, tha në fund Didier Deschamps.

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Sport08 Korrik 2024
    Spanja do të përballet në gjysmëfinale të “EURO 2024” kundër Francës. Senzacion i kësaj gare është 16-vjeçari i Barcelonës, Lamine Yamal, i...
    Sport08 Korrik 2024
    Klubi i futbollit, Malisheva ka nxjerrë në shitje sot biletat për duelin ndaj FK Buducnost Podgorica. Prej orës 10 sot, biletat do...
    Sport08 Korrik 2024
    Ruud van Nistelrooy ka nënshkruar si ndihmës-trajner i ri i Manchester United. Fabrizio Romano raporton se legjenda e “Djajve të Kuq” do...
    Të tjera
    Lajme08 Korrik 2024
    Unioni i Bizneseve Shqiptare-Gjermane (UBShGj) ka mbajtur Kuvendin e parë themelues të Degës në Kosovë. Biznesmeni Shkëlzen Jusaj me 19 vota ka...
    Lajme08 Korrik 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla sot në lansimin e fushatës ndërgjegjësuese “Festo me zemër, jo me armë”, u...
    Kronika08 Korrik 2024
    Një 26-vjeçar nga Prizreni, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga thika. Lidhur me ngjarjen tragjike si i dyshuar është...
    Bota/Rajoni08 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nisur drejt Uashingtonit, për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, në një takim të nivelit...
    Kronika08 Korrik 2024
    Zyrtarët policor të rajonit Prishtinës, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, ka realizuar 237 urdhëresa të...
    Lajme08 Korrik 2024
    Përdorimi i paligjshëm i armëve, janë shkaktarët kryesorë të vrasjeve në Kosovë. Kështu u tha të hënën në lansimin e fushatës ndërgjegjësuese...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.