Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar për të gjetur 20 persona në Francë pasi përmbytjet përfshinin zonat në jug-lindje të vendit të premten, si dhe në Italinë veriperëndimore, ku furnizimet me gjërat themelore janë vështirë të arrihen.
Në Francë, hetimet për të gjetur të zhdukurit vazhdojnë si dhe operacionet për heqjen e mbeturinave për të rivendosur hyrjen në zonat e prekura.
Ujë, ushqim për fëmijë, ilaçe, etj., disa dhjetëra tonë gjëra të domosdoshme u transportuan sot në zonat e përfshira nga moti i keq.
Shtëpitë u rrafshuan nga “përrenjtë” e baltës, rruga u prish, urat u shembën. Për shkak të shkatërrimit të rrjetit rrugor provincial, qasja e shpëtuesve te viktimat u bë shumë e vështirë.
Ndërkohë, autoritet nuk kanë përcaktuar ende numrin e saktë të viktimave.