×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Trajtimi me mjaltë dhe kanellë për uljen e kolesterolit në gjak

    FrontOnline
    05 Tetor 2020

    Kolesteroli është një yndyrë e domosdoshme për çdo qelizë të trupit.

    Kolesteroli ndahet në dy kategori: Lipo-proteinë e dendësisë së lartë që njihet si kolesteroli i mirë dhe  lipo-proteinë e dendësisë së ulët që njihet ndryshe si kolesteroli i keq.

    Kolesteroli në vetvete ka katër funksione kryesore:

    Mirëmbajtjen e strukturave qelizore,

    Prodhimin e acideve biliare në zorrë,

    Mundësimin e prodhimit të vitaminës D

    Ndihmë për prodhimin e hormoneve.

    Kolesteroli i keq duhet mbajtur në nivele të ulëta për shumë arsye, veçanërisht për shmangien e sëmundjeve të zemrës.

    Nivelet e Duhura Të Kolesterolit Në Gjak

    Tek të rriturit, niveli i kolesterolit të plotë duhet të jetë më pak se 200 mg/dl.

    Nivelet e kolesterolit të keq duhet të jenë nën 100 mg/dl ndërsa nivelet e kolesterolit të mirë duhet të jenë mbi 60 mg/dl.

    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për një kurë krejtësisht natyrale e cila falë konsumit të rregullt ditor, ndihmon në mbajtjen nën kontroll dhe uljen e nivelit të  kolesterolit të keq.

    Përbërësit:

    2 lugë gjelle mjaltë,

    1 lugë gjelle kanellë pluhur,

    1 filxhan me çaj jeshil.

    Përgatitja:

    Ziejeni ujin në një çajnik, fikeni zjarrin dhe vendosni bustinën e çajit jeshil ose çaj të thatë.

    Pas 5 minutash, kullojeni çajin në një filxhan.

    Shtoni një lugë gjelle me kanellë pluhur e më pas dy lugë gjelle mjaltë.

    Si Ta Përdorni Kurën Kundër Kolesterolit

    Ky lëng mirëbërës duhet konsumuar rregullisht çdo ditë.

    Ai arrin të ulë nivelin e kolesterolit në gjak që dy orë pas pirjes.

    Vetitë e çajit kundër kolesterolit i atribuohen përbërësve të tij të shëndetshëm.

    Kanella ka aftësi të stabilizojë sheqernat në gjak.

    Mjalti përmirëson tretjen dhe ul kolesterolin.

    Çaji jeshil ndihmon në djegien e yndyrnave dhe përmirëson performancën fizike të njeriut.

    Kolesteroli i keq mund të mbahet në nivele të ulëta falë katër ndryshimeve të rëndësishme në stilin e jetesës.

    Këto ndryshime janë:

    Ushqyerja e shëndetshme,

    Aktiviteti i rregullt fizik,

    Lënia e duhanit,

    Mirëmbajtja e peshës.

    Nëse ndryshimet në stilin e jetesës janë të pamjaftueshme, mund të konsultoheni me një mjek për marrjen e medikamenteve të veçanta kundër kolesterolit./AgroWeb.org

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...
    Lifestyle01 Maj 2024
    E ndërsa pijet pak të hidhura me më pak alkool pihen para vaktit, në fund të vaktit duhen shërbyer pije që do...
    Lifestyle01 Maj 2024
    Dashi Ndonëse do të keni keqkuptime të vogla që ju pengojnë, nuk duhet të dekurajoheni pasi në vendin e punës mund të...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se raporti i publikuar nga...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka qenë mysafir në “Panairin e Shkencës” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ku edhe vetë kishte...
    Lajme03 Maj 2024
    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka shprehur shqetësim rreth përkeqësimit të lirisë së...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Demorkatike të Kosovës Memli Krasniqi ka reaguar pasi Kosova u rendit në 19 pozita më poshtë nga “Reporterët Pa...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor...
    Lajme03 Maj 2024
    Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, përkatësisht këtë vit renditet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.