×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Asociacioni i Komunave Serbe pritet të stopojë dialogun Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    04 Tetor 2020

    Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel mund të bllokohet për shkak të dallimeve për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Insistimi i palës serbe që për këtë temë të diskutohet tash, e refuzimi kategorik i kryeministri Hoti po shihet si arsye se do të zvarritët procesi i dialogut. Në partitë që e përbëjnë koalicionin qeverisë thonë se Serbia po përpiqet të bëjë opstrukcione për të kushtëzuar dialogun, por që nuk do t’i ecë mbarë. Ndërsa në Lëvizjen Vetëvendosje nuk po i zënë besë deklaratave të Hotit se nuk do të hapë temën e Asociacionit në kryeqendrën evropiane.

    Nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri thotë për KosovaPress, se kjo temë në këtë kohë nuk do të diskutohet në Bruksel, derisa zotohet se i njëjti në asnjë rrethanë nuk do të jetë me kompetenca ekzekutive dhe nëse Serbia nuk e njeh asnjëherë Kosovën.

    Beqiri: Kjo nuk mund të pranohet nga pala jonë sikur edhe mos të na njoh asnjëherë Serbia.

    “Në asnjë rrethanë nuk duhet të jetë një statut i asociacionit që jep kompetenca ekzekutive dhe krijon pushtetin e tretë në Kosovë. Kjo nuk mund të pranohet nga pala jonë sikur edhe mos të na njoh asnjëherë Serbia. Kjo nuk do të duhej dhe lëshime të natyrës së sovranitetit dhe integritetit të vendit ne nuk duhet të pranojmë në asnjë rrethanë edhe me çmimin se mund të stërgjatët kjo njohja e Serbisë”, thotë Beqiri për KosovaPress.

    E më e ashpër kundër kësaj teme u shpreh Time Kadrijaj nga partia e Ramush Haradinajt.

    Ani pse AAK-ja bashkëqeverisë me LDK-në, kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme ia bëri me dije kryeministrit Hoti se kjo temë nuk guxon të hapet në Bruksel.

    Kadriaj: Nuk guxon të hapet kjo temë

    “Asnjëherë nuk duhet të marrim vendime apo të pranojmë kompromise që shkelin Kushtetutën e Kosovës. Andaj unë konsideroj që çështja e Asociacionit me kompetenca ekzekutive duhet të bëhet vetëm sipas vendimit të Kushtetueses dhe asnjë mënyrë tjetër…nuk guxon të hapet e as nuk ka çka të hapet për një verdikt që e ka dhënë Gjykata Kushtetuese. Pala kosovare në asnjë mënyrë, ju e dini që vendimet e Kushtetueses janë pranuar nga gjitha partitë politike”, thotë ajo.

    Shtyrjen e takimeve në Bruksel po e mirëpresin nga opozita.

    Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu thotë për KosovaPress, se në bazë të praktikave të kaluara, kryeministri Hoti e bënë të kundërtën e asaj çka e thotë.

    Për këtë ka rezerva nëse ai do t’i mbajë qëndrimet kundër hapjes së temës së Asociacionit.

    Haxhiu: Hoti e bënë të kundërtën e asaj çka thotë

    “Është projekt i rrezikshëm se e bosnjëzon Kosovën, e krijon një mini-shtet brenda vendit dhe natyrisht kjo është një goditje e madhe e sovranitetit dhe integritetit të vendit. Ne jemi shumë të lumtur që takimet në Bruksel fillimisht janë shtyrë sepse jemi të bindur se pavarësisht deklaratave të Hotit që i njëjti nuk do të shtrojë në tavolinë çështjen e asociacionit ky bënë të kundërtën e asaj çka thotë. Nëse e keni dëgjuar me vëmendje në Kuvendin e Kosovës pikërisht i thotë veprimet e kundërta me ato çfarë do të bëjë. Pra thotë se çështja e mini-shengenit që ka qenë kundër, por pikërisht të njëjtën e kanë nënshkruar në zotimet e Uashingtonit. Prandaj duke u bazuar në atë çka kanë thënë në vazhdimësi me qasjen e tij të padrejtë që ka zgjedhur shtyrë përpara padyshim që është rrezik i madh që projekti i për ‘Zajedincë të jetësohet. Por ne si Vetëvendosje do të kundërshtojmë këtë”, u shpreh Haxhiu

    KosovaPress ka provuar të marrë një qëndrim edhe të PDK-së për këtë çështje, mirëpo nuk kanë qenë të qasshëm.

    Ndërkaq nga shoqëria civile thonë se insistimi i palës serbe për hapjen e kësaj teme ka të bëjë vetëm me zvarritjen e dialogut.

    Visar Xhambazi nga D4D thotë për KosovaPress, se barra e përgjegjësinë në rast se bllokohet dialogu bie mbi Serbinë

    Xhambazi: Hapja e kësaj teme, vetëm sa do ta zvarritë dialogun

    “Çdo tendencë e palës Serbe që të insistojë në hapjen e kësaj teme, mendoj që vetëm do ta zvarritë dialogun dhe pala Kosovare nuk ka nevojë që të kthehet dhe të diskutoj për çështje që janë arritur në vitin 2015…Për 10 vite dialog janë arritur rreth 33 marrëveshje dhe pala Serbe nuk e ka ratifikuar asnjë marrëveshje e cila është arritur në Bruksel, prandaj barra e përgjithësisë̈ bie tek pala Serbe dhe jo tek pala Kosovare. Pala e Kosovës ka marrë mbi supe përgjegjësinë e sajë dhe e ka ratifikuar marrëveshjen e Brukselit, ndërsa pala Serbe nuk e ka bërë një gjë të tillë. Përderisa pala Serbe nuk i ka marrë përsipër obligimet e saj atëherë nuk e shoh të udhës të hapen tema të cilat janë pajtuar palët paraprakisht para 5 viteve”, thotë ai.

    Javën e kaluar dështoi takimi i radhës në Bruksel ndërmjet kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

    Fillimisht ishte e paqartë a do të mbahet për shkak të dallimeve për Asociacionin, e më pastaj si arsye u bë pandemia Covid-19.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani deputet i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se nga takimet me qytetarët që i ka pasur në...
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka reaguar me një postim në rrjetin social “Facebook”, pas fitores së kombëtares dardane ndaj...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, u pyet në Pressing në T7 nëse do të  merrte pjesë në përurimin në Podujevë...
    Sport09 Shtator 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur i lumtur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij në duel me...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republikan Donald Trump, që do të mbahet të martën, mund të jetë një nga...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është takuar sot me Zëvendëskryeministrin dhe Kryediplomatin e Malit të Zi, Ervin Ibrahimovic. Aliu...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se mësimi tërëditor në disa shkolla të kryeqytetit është duke pasur...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.