×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Më lini të qetë, dreqi e martë”: Dalin përgjimet sekrete të Melania Trump, nga ish-mikesha e saj

    FrontOnline
    03 Tetor 2020

    Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump, u regjistrua fshehurazi në verën e vitit 2018 teksa shprehte frustimin e saj pasi u kritikua për politikën e të shoqit, presidentit Trump, për ndarjen e familjeve që kaluan në mënyrë të paligjshme kufirin jugor, në një kohë kur ajo po kryente detyrat tradicionale të Zonjës së Parë, të tilla si përgatitjet për Krishtlindje.

    “Ata thonë që unë jam bashkëpunëtore. Unë jam njësoj si ai, e mbështes atë. Unë nuk them sa duhet, unë nuk bëj sa duhet…” dëgjohet të thotë ajo në një kasetë të regjistruar nga Stephanie Winston Wolkoff, ish-mikesha dhe këshilltarja e vjetër e saj, që shkroi një libër mbi marrëdhënien e tyre, të titulluar “Melania dhe Unë”.

    Kaseta u vendos ekskluzivisht në “Anderson Cooper 360” të CNN.

    “Unë jam duke punuar … por kujt i plasi për gjërat e Krishtlindjeve, ju e dini, kush do t’ia dijë për punët e Krishtlindjeve dhe dekorimet? Por unë duhet ta bëj, apo jo? Në rregull, unë gjithsesi e bëra atë, dhe iu them se jam duke punuar për Krishtlindjet dhe ata thanë, “Oh, po fëmijët që u ndanë?”

    “Më jepni pak pushim, dreqi e marrtë. A po thoshin ata ndonjë gjë kur Obama e bëri këtë? Unë po përpiqesha që fëmijët të ribashkoheshin me nënat, por nuk pata mundësi, duhej të kalohej i gjithë procesi dhe përmes ligjit”, dëgjohet Melania Trump.

    Por politika e Obamës, të cilës i referohej Melania, ishte e ndryshme nga ajo e burrit të saj, presidentit Donald Trump.

    Nën drejtimin e ish-presidentit, Barack Obama, fëmijët ndaheshin nga prindërit vetëm kur autoritetet kishin shqetësime për mirëqenien e tyre ose nuk mund të konfirmonin që i rrituri ishte në të vërtetë kujdestari i tyre ligjor, por jo siç ishte bërë nën drejtimin e Trump, derisa një gjykatës e detyroi administratën të ndalonte.

    Në një regjistrim tjetër, Melania Trump thekson reagimin e fëmijëve emigrantë si provë e cilësisë së qendrave dhe mënyrës se si kujdesen për ta.

    “Fëmijët thonë,” Uau do të kem shtratin tim? Do të fle në shtrat? Do të kem një dollap për rrobat e mia? Është kaq e trishtueshme ta dëgjosh, por ata nuk i kishin këto në vendet e tyre, ata flinin në dysheme,”, thotë Melania Trump në kasetë.

    “Janë kujdesur mirë për ta atje. Por ju e dini, ata nuk janë pranë prindërve, kjo është e trishtueshme. Por kur ata vijnë këtu vetëm ose ilegalisht, e dini, duhet bërë diçka”, shprehet ajo

    Zonja e Parë gjithashtu hodhi dyshime mbi vërtetësinë e fjalëve të disa emigrantëve që pretendojnë se po largohen nga rreziku që iu kanoset në vendet e tyre.

    “Shumë prej nënave dhe fëmijëve iu mësohet si ta bëjnë këtë. Ata thonë gjëra të tilla si, “Oh, ne do të vritemi nga një anëtar i një bande, është kaq e rrezikshme”, tha Melania Trump, duke imituar një zë dramatik.

    “Kështu që ata lejohen të qëndrojnë këtu. Ata mund të qëndrojnë në Meksikë, por ata nuk duan të qëndrojnë në Meksikë sepse Meksika nuk kujdeset për ta njësoj si Amerika “, shtoi ajo.

    Wolkoff tha se ajo besonte se Melania Trump mund të ketë ndjerë shqetësimin e një nëne për fëmijët, por e kishte kaluar atë për tu përshtatur me agjendën e administratës:

    “Ajo i kishte instiktet e një nëne dhe çështja i interesonte por nuk kishte një burrë, udhëheqësin e botës së lirë, për të shkuar dhe për të diskutuar, atë që ndjente. Kështu që pavarësisht ndjenjave, ajo u tërhoq dhe vendosi që ato që kishte dëgjuar dhe i ishin thënë, ishin ligji i vendit”.

    Në librin e saj, Wolkoff zbuloi biseda private me Zonjën e Parë, duke filluar nga marrëdhënia e saj e ftohtë me Ivanka Trump deri në martesën e saj, mendimet mbi politikën e kufirit, Michelle Obaman, polemikat rreth një xhakete që kishte veshur në 2018 dhe përdorimin e saj të shpeshtë të emojve.

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kamala Harris ka realizuar intervistën e parë e vetme të fushatës së saj në Shtëpinë e Bardhë që kur mori stafetën si...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion që urdhëron aktivitete dhe masa nga ministritë, në kuptim të mbrojtjes ligjore dhe socio-ekonomike të...
    Bota/Rajoni14 Shtator 2024
    Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio debatin e “World Questions” e organizuar nga BBC, nën moderimin e gazetarit Jonny...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.