×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Speciale e Kosovës, pa simbolet e shtetit tonë

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Ekspertët e protokollit të shtetit thonë se Specialja duhet të ketë simbole të shtetit të Kosovës.

    Është Gjykatë e Kosovës me seli në Hagë.

    Ndonëse zë vend edhe në Kushtetutë, ajo nuk ka asnjë simbol të Republikës së Kosovës.

    Madje në 3 seancat gjyqësore të mbajtura deri më tani, por edhe në dokumente të tjera nuk identifikohet si Gjykatë vendore.

    Ndërkohë, një njohës i protokollit të shtetit thotë se është detyrë ligjore e institucioneve shtetërore që t’i vendosin simbolet.

    Ani pse Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të vendosura në Holandë, Tomorr Avdiaj thotë se ato duhet ta respektojnë protokollin e shtetit.

    Ai tregon se institucionet tjera të Kosovës në atë shtet, i përdorin flamurin e stemën e vendit.

    Megjithatë dikush që përfaqëson të pandehur në Gjykatat në territorin e Kosovës thotë se as organet e drejtësisë në Kosovë nuk i kanë simbolet shtetërore në sallat e gjyqit, apo në vendimet që i lëshojnë.

    Avokati Artan Qerkini thotë se një gjë e tillë është dashur të parashikohet me Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pasi që e njëjta është mbi ligjet tjera të vendit.

    T7 ka dërguar pyetje për këtë çështje edhe në Gjykatën Speciale, porse këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje.

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij që koeficientin e pagave do ta rris në 150...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se do të mbajnë një protestë në muajin shtator. Sinani përmes një shkrimi në Facebook...
    Lajme21 Shtator 2024
    Ani pse është premtuar me vite se do të rregullohet çështja e statusit juridik të zjarrfikësve, siç duket edhe ky vit do...
    Të tjera
    Lajme21 Shtator 2024
    Zëvendësministri  i ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomoiroviq, ka thënë dorëheqje nga partia “Iniciativa për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, që drejtohet...
    Lajme21 Shtator 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri thotë se partia e tij kurrë nuk ka qenë më e fortë se në...
    Vip21 Shtator 2024
    Dua Lipa, Gwen Stefani dhe Camila Cabello vodhën shfaqjen në Festivalin e Muzikës “iHeartRadio 2024” të premten mbrëma. Ikonat e pop-it mahnitën...
    Lajme21 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami ka komentuar lidhur me rritjen ekonomike për të cilën pretendohet nga Qeveria Kurti. Bajrami thotë se që...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, ka pranuar ftesën e CNN për një tjetër debat me rivalin republikan Donald Trump më 23 tetor. “Zëvendëspresidentja...
    Lajme21 Shtator 2024
    Edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e 1595 personave të zhdukur nga forcat serbe....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.