×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Fshati Krajk me aneks të ri shkollor modern dhe të përshtatshëm për edukim cilësor

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Me pjesëmarrjen e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, zv/ministrit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj dhe drejtoreshës së Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Xhemile Thaçi-Vezgishi, u bë përurimi i aneksit të ri të shkollës “Mithat Frashëri” në fshatin Krajk të Hasit.

    Sipas komunikatws sw lwshuar nga Komuna e Prizrenit, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e përurimit, kryetari Haskuka theksoi ndërtimi i aneksit të ri në këtë shkollë ka qenë i domosdoshëm, ngase objekti i vjetër nuk i plotësonte kushtet për mësim-nxënie.

    Me këtë rast, ai premtoi se do të vazhdojë të punojë intensivisht për të krijuar hapësira dhe mjedise sa më kualitative dhe të përshtatshme për një edukim cilësor të fëmijëve.

    “Vizitën e parë në këtë shkollë e kam bërë në vitin 2018 ku u takova me drejtorin Himë Çoçaj. Në atë kohë, kjo shkollë ka qenë e vjetër dhe posedonte pajisje të vjetra. Prandaj, duke i parë kushtet që nuk ishin të përshtatshme për mësim-nxënie, vendosëm ta ndërtojmë këtë aneks që tashmë po e bëjmë përurimin. Gjatë ditëve në vijim do të vazhdojmë të punojmë intensivisht për përfundimin e punimeve edhe në shkollat tjera të komunës së Prizrenit”, deklaroi Haskuka.

    Duke i dhënë detajet e projektit, drejtoresha Thaçi-Vezgishi, tha se do të dëshironte që ky objekt të jetë shembull për shkollat tjera të Kosovës.

    “Tashmë nxënësit e këtij fshati kanë një shkollë të kompletuar dhe do të doja që kjo shkollë të jetë model për shkollat tjera. Nxënësit e kësaj shkolle tanimë posedojnë hapësira moderne me gjashtë klasa mësimi, dy laboratore, sallën e arsimtarëve, nyjet sanitare për nxënësit, personat me aftësi të veçanta dhe personel, si dhe hapësira të ndryshme shkollore”, tha Thaçi-Vezgishi.

    Nga ana tjetër, zv/ministri Rexhaj gjatë fjalimit të tij deklaroi se “Për të zhvilluar njerëz të menqur dhe të dobishëm, nevojitet shkollë e mirë. Nuk është hera e parë që po e vizitoj këtë shkollë dhe i njoh mirë nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle. Jam i lumtur që si asnjë shkollë tjetër në Kosovë, nxënësit e kësaj shkolle e kanë mbështetjen e fortë të Komunës së Prizrenit, e veçanërisht të kryetarit Mytaher Haskuka”.

    KEDS njofton për punimet në rrjet, në këto vende do të ndalet rryma
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.