×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet 30 ditë paraburgim për të arrestuarit e Karaçevës

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Është kërkuar 30 ditë paraburgim për personat e arrestuar gjatë aksionit të djeshëm të që ishte vazhdimësi e aksionit për mbylljen kazinove në Karaçevë të Kamenicës.

    Për çka seanca për caktimin e masës së paraburgimit pritet që të mbahet sot para gjyqtarit të procedurës paraprake.

    “Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se nga prokurorja e rastit, Rozelida Manastiri është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, nga Gjykata kompetente në Gjilan, ndaj njëzetekatër (24) personave të dyshuar, të cilët janë ndaluar gjatë aksionit të zhvilluar më 01 Tetor 2020, i cili ka qenë vazhdimësi e aksionit të Karaçevës. Sipas kërkesës, të pandehurit R.S., L.M., F.A., A.A., N.M., H.Rr., P.Sh., A.D., F.B., R.K., I.Th., R.A., A.Th dhe F.K., që nga muaji Nëntor 2019, në zonën kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, përkatësisht në territorin e fshatit Karaçevë komuna e Kamenicës, në vazhdimësi, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë ndërmarrë veprime për të kontrabanduar gjedhe, të cilat i kanë bartur përmes rrugëve ilegale jashtë vijës kufitare, duke iu shmangur kontrollit doganor”, thuhet në komunikatën për media.

    Dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Ndërsa, të pandehurit J.H., N.Sh., Sh.K., K.M., U.A., B.R., A.H., H.M. dhe J.B., që nga muaji Dhjetor 2019, si persona përgjegjës të bizneseve për përpunimin e mishit, me dashje dhe me qëllim të përfitimit pasuror, kanë blerë gjedhe, për të cilat kanë pasur dijeni se janë të kontrabanduara dhe me qëllim të shitjes kanë prodhuar dhe vënë në qarkullim produkte të mishit, pa u bërë kontrollet e nevojshme sipas standarteve.

    Me këto veprime, dyshohet se kanë kryer veprat penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’, dhe ‘’Prodhimi dhe vënia në qarkullimin e artikujve të dëmshëm ushqimor’’, të KPRK-së.

    Ndërsa, i pandehuri I.K., që nga muaji Shtator 2019, deri më 18 Shtator 2020, në lokalin Automate Club, në fshatin Karaçevë komuna e Kamenicës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në mënyrë të kundërligjshme dhe në vazhdimësi ka organizuar lojërat të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligj .

    Në këtë mënyrë, ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, të KPRK-së.

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë Kurti për korrupsion. Ajo ka thënë se për katër vjet të qeverisjes së kryeministrit...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetarja e Kuvendi të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se Kosova është prioritet kombëtar i shtetit shqiptar. Në një konferencë për media...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Parisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka rikujtuar sulmin terrorist në Kullat Binjake në 23 vjetorin e sulmit. Krasniqi ka...
    Të tjera
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali. Ajo është takuar edhe...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se kërcënimi i fundit nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq s’është diçka e re dhe se...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeparlamentarja e re e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka ardhur në Kosovë për herë të parë në një vizitë zyrtare që prej kur...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se sulmi mbi Kullat Binjake në New York, ishte sulm mbi vlerat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.