×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Gjendja me pandemi është stabile, po përgatitemi për vjeshtë dhe dimër

    FrontOnline
    02 Tetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë (MSH), Armend Zemaj në një intervistë për Telegrafin me redaktoren përgjegjëse, Besnike Salihu-Shala ka folur për situatën me COVID-19, funksionimin e sistemit arsimor gjatë pandemisë, ristrukturimin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe çështjen e sigurimeve shëndetësore.

    Ministri Zemaj tregoi se gjendja në Kosovë me COVID-19, në shtatë muajt e kaluar ishte e vështirë por siç tha ai aktualisht situata është e qetë dhe nën kontroll.

    Ai tha se edhe pse situata është e qetë masat e rekomanduara nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe Ministria e Shëndetësisë (MSH), duhet të respektohen.

    “Shtatë muaj të vështirë. Trajtim të një virusi të panjohur. Shtatë muaj virus i panjohur që e ka përfshirë mbarë globin. Fatkeqësisht dhe Kosova nuk ishte imune ndaj kësaj. Tre muaj izolim, tre muaj duke jetuar me virusin por duke jetuar jetën, duke u mundësuar pjesa e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në kapacitetet e mbikëqyrjes dhe realizimit të masave. Fatkeqësisht qershori ishte diçka e re për ne. MSH-ja e gjeti një hapje të pakontrolluar. Korriku ishte i vështirë, në fund të korrikut morëm masat dhe e ngritëm dinamikën e zbatimit të tyre. Gushti ishte i stërngarkuar dhe fillimi i shtatorit na gjeti në një situatë tjetër. Tash relativisht e kemi një situatë të qetë pandemike dhe pothuajse numri ka shkuar duke rënë, qoftë i të infektuarve dhe të atyre që e pësojnë më fatalitet. Aktualisht gjendja është stabile, po kërkojmë që kjo vigjilencë dhe dinamikë të përcillet. Masat duhet të respektohen dhe kjo është situata”, ka thënë Zemaj.

    Ministri Zemaj ka folur edhe për funksionimin e sistemit arsimor në kohë pandemie. Ai tha se përgatitja për fillimin e vitit shkollor ishte e përbashkët me MSH-së, MASH-in dhe Qeverinë.

    Ai theksoi se janë hartuar udhëzuesit, protokollet, si dhe është duke u mbikëqyrur mësimi nëpër shkolla.

    Fatmirësisht sipas tij, e gjithë përgatitja e ndërmarr para fillimit të vitit shkollor është duke dhënë rezultate pozitive.

    “Rekomandimet po përcillen çdo ditë nga IKSHPK-ja. Testimi i mësimdhënësve paraprak, testimi i cili po vazhdon aty ku po hulumtohet se mund të ketë raste të shpërndarjes së infeksionit. Fatmirësisht ky dy javor është duke na çuar në një rezultat pozitiv. Kjo është puna e mësimdhënësve, kjo është puna e prindërve e nxënësve e të gjithë neve që ta ruajmë dhe ta zhvillojmë”, tha ministri Zemaj.

    Ai u shpreh se edhe pse përgatitjet janë në nivel, në disa shkolla është detyruar të marr masa, pasi siç tha ai ka raste me COVID-19.

    “Edhe pse ju e dini që është me orare të përgjysmuar, ku më është dashur të marr disa masa që disa shkolla të kalojnë në nivelin A të mësimit në nivelin C, për shkak të disa rasteve që kanë rezultuar me COVID-19. Nëse shkojmë me këtë dinamik dhe më këtë kujdes ne mund të ecim tutje. Në momentin që del infeksioni jam i detyruar sipas ligjit që të marr masa. Kjo është arsyeja pse kalon nga një sistem në sistemin tjetër”, tha tutje ai.

    Kjo qetësi sipas ministrit është duke i dhënë mundësinë që planet dhe strategjitë e tyre t’i përgatisin në mënyrë të shpejtë për fazën tjetër, të vjeshtës dhe dimrit për parandalimin e infektimit me COVID-19.

    “Faza e vjeshtës dhe dimrit të na zë shumë më të përgatitur, në ngritjen e infrastrukturës, kapaciteteve humane, testimit, vaksinimit, e shumë gjërave të tjera që mund të ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë”, tha ndër të tjera ministri Zemaj.

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Lideri i PSD’së, Dardan Molliqaj ka komentuar arrestimin e politikanëve serbë, Aleksandar Arsenijeviq dhe Ivan Orloviq, që u arrestuan sot në Veri,...
    Lajme10 Shtator 2024
    Këtë të martë në Mitrovicë të Veriut është arrestuar politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, pasi i fishkëlleu kryeministrit të vendit, Albin Kurti. Për...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kyreministri i vendit, Albin Kurti, nuk ka komentuar fare paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili tha se brenda 72 orësh...
    Të tjera
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Irani ka dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi, Kremlini “ka gjasa t’i përdorë ato brenda javësh në Ukrainë”,...
    Lajme10 Shtator 2024
    Një nga figurat më kyçe të AAK-së, Ardian Gjini ka komentuar paralajmërimet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se do përgjigjet me masa...
    Lajme10 Shtator 2024
    KFOR-i ka bërë të ditur se qëndrimi i tyre për hapjen e urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve ka qenë transparent...
    Lajme10 Shtator 2024
    Janë liruar dy politikanët serbë që prishen qetësinë gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në veri. Lajmin e konfirmoi Veton...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    “PD në zgjedhjet e ardhshme zor se merr më shumë mandate sesa në 1997”. Dy ditë pas këtij parashikimi të kryeministrit të...
    Lajme10 Shtator 2024
    Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ia ka ulur dënimin ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës nga 22...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.