×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për 1 Tetor: Studentët e sotëm të marrin mësim nga studentët e protestave

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka kujtuar protestat e 1 Tetorit, duke thënë se para 23 vitesh ishin të rinj pa perspektivë, por jo edhe pa shpresë, raporton Gazeta Express.

    Kurti në Facebook ka thënë se ishin studentë të një universiteti që konsiderohej paralel e i krijuar nga shqiptarët, të cilëve arsimi i lartë nuk u lejohej në Kosovë.

    “Mësimin e mbanim në shtëpi të njerëzve zemërgjerë që i kishin lëshuar përkohësisht ato për ne. Aktivitete jashtë universitare pothuajse nuk kishte fare. E ato pak aktivitete që i kishim, ishin të kufizuara nga orët policore apo patrullat e policëve. Te fytyrat e prindërve tanë shihnim një brengë të pafundme për të ardhmen tonë të pasigurt. Gjenerata e studentëve të 1 tetorit 1997 janë të rinjtë e kohërave të zymta të apart’heidit”, ka shkruar Kurti.

    Lideri i LVV-së tha se, megjithatë, në atë kohë kishin dëshirë të madhe për mësim e lexim.

    “Kishim vullnetin e shkëlqimin rinor të cilat na shtynë që të përpiqemi për liri, të bëjmë rezistencë aktive e ta marrim vëmendjen e botës më 1 tetor 1997. Që atëherë, çdo 1 tetor kujtojmë ditën kur 20 mijë studentë në Kosovë të veshur në të bardha, me parulla si “Merrni frymë sikur ne”, “Lirim i pakusht i objekteve universitare!” dhe “E nesërmja flet sot, nesër vonë!” marshuan për të kërkuar lirimin e ndërtesave dhe hapsirës universitare nga regjimi i atëhershëm serb. Çdo 1 tetor përkujtojmë intelektualin që na priu në protestat e 1997-s, rektorin e Universitetit dhe akademikun e rezistencës që asnjëherë nuk u zmbraps, Prof. Ejup Statovcin”, ka thënë ai.

    “Çdo 1 tetor studentët e ditëve të sotme duhet të marrin mësim nga studentët e protestave të 1 tetorit 1997, të kultivojnë vullnet për liri e dëshirë për dije, e të jenë gjithmonë në anën e kombit e në anën e së drejtës brenda dhe jashtë universitetit”, ka shkruar Kurti.

    Juliana: E kuptoj që e kam lëndu djalin dhe e marr mbi supet e mia këtë (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Kosovës sot do të pres në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Përmes...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në një takim në zyrën e tij në Qeveri kryeparlamentaren e re të Shqipërisë, Elisa Spiropali....
    Lajme11 Shtator 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka falënderuar kosovarët që u kanë qëndruar afër në sulmin e 11 shtatorit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i jashtëm britanik, David Lammy, mbërritën në Kiev të mërkurën për një seri takimesh...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Para Kurtit, kryeparlamentarja e Shqipërisë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale të mërkurën ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Aktakuza është...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeparlamentarët e Kosovës dhe Shqipërisë, Glauk Konjufca dhe Elisa Spiropali, kanë mohuar se dy qeveritë e vendeve kanë “raporte të ngrira” në një...
    Lajme11 Shtator 2024
    Më 29 gusht është hapur afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Deri më tani 2 mijë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka përsëritur se Serbia favorizohet dukshëm në procesin e Brukselit. Siç tha ai, në dialog ka standarde...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.