×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Reçica kërkon më shumë vëmendje shoqërore ndaj moshës së tretë

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Në Ditën Botërore të të Moshuarve, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, bashkë edhe me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot kanë vizituar Shtëpinë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë, për t’ua uruar banorëve të kësaj qendre këtë ditë feste, që për fatin e keq situata pandemike e ka pamundësuar të organizohet dhe festohet ashtu siç vërtetë e meritojnë të moshuarit tanë.

    Ministri Reçica, gjatë një paraqitje për media, ka thënë se, vizita e sotme në ketë ditë të rëndësishme për këtë shtresë të respektuar të shoqërisë, që trajtohen dinjitetshëm nga stafi mbështetës i kësaj qendre, është në shenjë respekti por edhe për të sensibilizuar të gjithë shoqërinë për më shumë vëmendje ndaj moshës së tretë.

    “Ne, si shtet dhe shoqëri duhet të bëjmë akoma më shumë për këtë kategori të qytetarëve dhe pikërisht ky është edhe misioni im si ministër i MPMS, pra për të bërë më të mirën e mundshme që këta bashkëqytetarë të kenë kushte dhe shërbime sa më të mira jetese”, ka thënë Reçica.

    Gjithashtu, në këtë ditë të veçantë, që sot shënohet në gjithë botën, ai ka vizituar edhe përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të prirë nga kryetari, Shaban Kajtazi, me të cilët ka bashkëbiseduar lidhur me të gjitha angazhimet e MPMS-së për jetësimin sa më parë të kërkesave shumë të drejta të pensionistëve.

    “Përfaqësueseve të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, i shpreha përsëri vendosmërinë dhe përkushtimin tim për miratimin sa më parë të të gjitha akteve ligjore të cilat ndikojnë në mirëqenien e të gjithë qytetarëve, veçmas plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Shtetit, që i hap rrugë njohjes së stazhit të punës për punonjësit e larguar me dhunë gjatë viteve të 90-ta nga pushteti serb”, ka thënë ministri Reçica.

    Ministri Reçica, ka thënë se, në koordinim edhe me institucionet tjera gjegjëse jemi duke u kujdesur që të sigurojmë buxhetin e nevojshëm për gjithë të moshuarit që janë të përfshirë nëpër skemat pensionale dhe sociale dhe po ashtu, jemi tejet të përkushtuar që të sigurojmë shërbime adekuate në qendrat e të moshuarve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.