×
  • Vip
  • Vip

    Arkeologët zbulojnë masakrën e epokës së hekurit, të ngrirë në kohë

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Arkeologët zbuluan prova të një masakre në fshatin e epokës së hekurit, La Hoya, në Spanjën veriore.

    Arkeologët kanë zbuluar prova të një masakre të epokës së hekurit, të ngrirë në kohë për mijëra vjet deri në gërmim.

    Zbuluar në vitin 1935 dhe gërmuar për herë të parë në 1973, qyteti antik i La Hoya në Veriun e Spanjës në Vendin Bask u shkatërrua në një sulm të dhunshëm mes viteve 350 dhe 200 para Krishtit.
    Qyteti nuk u okupua kurrë, dhe ata që vdiqën në sulm mbetën aty ku kishin rënë derisa qyteti u gërmua.

    Duke shpresuar të mësojnë më shumë rreth sulmit, studiuesit nga Universiteti i Oksfordit dhe një ekip arkeologësh nga Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja studiuan 13 skelete tashmë të gjetura nga vendi, në analizën e parë të detajuar të mbetjeve njerëzore.
    Burra, gra dhe fëmijë ishin midis të vdekurve. “Një mashkull pësoi dëmtime të shumta ballore, duke sugjeruar se ai ishte përballur me sulmuesin e tij,” tha Teresa Fernández-Crespo, autori kryesor i hulumtimit, duke shtuar: “Ky individ u pre në  kokë, por kafka nuk u rikuperua, dhe mund të ishte marrë si një trofe “.
    Një burrë tjetër u godit me thikë nga prapa, ndërsa një burri dhe një gruaje iu janë prerë krahët.


    Hulumtuesit kan thënë që nuk egziston asnjë gjurmë që mundë të deklaroj për kthimin e njerzve për ti marrë kufomat dhe për ti mbledhur plaçkat e tyre.
    Analiza e disa skeleteve tregon se ata ishin lënë në ndërtesa të djegura, ndërsa disa kishin mbetur aty ku kishin rënë në rrugë.
    “Nga kjo mund të konkludojmë se qëllimi i sulmuesve ishte shkatërrimi total i La Hoya”, thanë studiuesit në një deklaratë, duke shtuar se sulmi mund të ketë qenë i motivuar nga vendndodhja e La Hoya, e cila ishte vendosur strategjikisht midis Kantabrit rajoni në bregdetin Atlantik të Spanjës, Mesdheut dhe pllajës së brendshme të Spanjës.

    Ekspertët besojnë se vendbanimi ishte një qendër e aktiviteteve shoqërore, tregtare dhe politike.
    Studiuesit thanë se La Hoya është e vetmja zonë Iberike e Epokës së Hekurit shkatërrimi i së cilës mund të ishte shkaktuar nga komunitetet lokale.
    Zbulimet tregojnë se luftëra të mëdha po ndodhnin në spanjë gjat epokës së gurit, shkruan CNN, transmeton Front Online.

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Vip01 Korrik 2024
    Diplo ka thyer heshtjen pas akuzave për shkelje të ligjeve të “pornografisë hakmarrëse”. DJ 45-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është...
    Vip01 Korrik 2024
    Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet janë parë bashkë gjatë fundjavës. 26-vjeçarja dhe aktori 28-vjeçar u fotografuan duke shkuar në teatrin kinez TCL...
    Vip30 Qershor 2024
    Ai nuk ka dyshim se është njëri nga personazhet publike më të përfolur për jetën private. Bëhet fjalë për Blero Muharremin, këngëtarin...
    Të tjera
    Sport01 Korrik 2024
    Skuadrat evropiane kanë filluar të zbulojnë fanellat për sezonin e ri. Manchester United është skuadra e radhës që ka zbuluar fanellat për...
    Sport01 Korrik 2024
    Futbollisti i Monaco-s, Youssouf Fofana raportohet se është synim i klubit të madh italian, AC Milan. ‘Rossonerët’ tashmë janë në ndërtim të...
    Bota/Rajoni01 Korrik 2024
    Koreja e Veriut testoi të hënën dy raketa balistike, porse njëra prej tyre mund të ketë fluturuar në mënyrë jonormale, tha ushtria...
    Bota/Rajoni01 Korrik 2024
    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shprehur shumë i trishtuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh...
    Lajme01 Korrik 2024
    Kryeparamentari Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadaresë. Ai thotë se letërsia shqiptare...
    Sport01 Korrik 2024
    Kampionati Evropian ‘Gjermani 2024’ do të vazhdojë sot me dy superpërballje, ndeshje këto që do të luhen në kuadër të 1/8 së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.