×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje thotë se partitë po tentojnë të manipulojnë zgjedhjet

    FrontOnline
    30 Shtator 2020

    Pas përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv të sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se partitë politike po provojnë të manipulojnë me zgjedhje. Sipas tyre, procesi i përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv ka rrjedhur me shumë shkelje ligjore.

    Sami Kurteshi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se me këto veprime është thyer parimi ligjor i sigurisë juridike.

    Kurteshi: Me zgjedhjen e kryeshefit ekzekutiv të sekretariatit të KQZ-së është thyer parimi ligjor i sigurisë juridike

    “Ka pasur një marrëveshje paraprake për një kandidat të caktuar nga përfaqësuesit politik të koalicionit, LDK, AAK , Nisma, Lista Serbe, me ndihmën e PDK-së kanë përzgjedhur një person, pa lejuar që të krijohet një panel prej pesë anëtarëve siç e ka paraparë udhëzimi administrativ që është ndryshuar për këtë arsye, panel është bërë e tërë KQZ, dhe gjithë anëtarët e KQZ-së i propozojnë vetvetes një kandidat dhe shihet hapur pse ka ngjarë kjo. Kjo është një mënyrë jashtëzakonisht e dëmshme dhe e rrezikshme e veprimit edhe të KQZ-së edhe partive politike. Është thyer parimi kryesor ligjor juridik, siguria juridike, nuk ndryshohet rregullat e lojës pasi të fillojë loja, për interesa të personave të caktuar, individëve të caktuar apo partive të caktuara”, shtoi Kurteshi.

    Ai tha se nga këto parti, ka përpjekje që t’i zaptojnë të gjitha pozitat në ndërmarrjet publike.

    Alim Rama, anëtar i Vetëvendosjes në KQZ, ka thënë se në këtë mënyrë po bëhen përgatitje për të manipuluar zgjedhjet.

    Rama: Ka përgatitje për manipulim të zgjedhjeve

    “Kjo nuk ka qenë thjeshtë sa për të siguruar kandidatin e preferuar të tyre, kjo shkon me arsye të tjera. Duhet ta kuptojmë cili është roli i kryeshefit ekzekutiv, roli i kryeshefit ekzekutiv është përgjegjësi kryesor për organizimin e zgjedhjeve. Nëse e ke zgjedhë kryeshefin në mënyrën jo të rregullt ose me marrëveshje, atëherë kjo është përgatitje për manipulimin e zgjedhjeve. Kjo është brenga kryesorë, se ka pasur shkelje të ndryshme, persona jo adekuat ose në mënyrë jo të rregullt janë vendosur në pozita të caktuara, por këtu ka të bëjë thjeshtë për manipulim të zgjedhjeve dhe ky është rreziku kryesor”, tha ai.

    Procesi i përzgjedhjes së kryeshefit ekzekutiv të sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nisur më 16 qershor dhe ka përfunduar më 24 shtator ku si kryeshef ekzekutiv i KQZ-së është zgjedhur Burim Ahmetaj i cili ka qenë shef i Qendrës për Numërimin e Rezultateve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.