×
  • Lajme
  • Lajme

    Këto janë rastet kur nuk keni nevojë ta bartni maskën në Kosovë

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin për përdorimin e maskave për mbrojtje nga COVID-19, përmes së cilit tregohet se kur qytetarët duhet t’i bartin maskat dhe se kur një gjë e tillë nuk është e nevojshme.

    Bazuar në udhëzuesin e MSH’së, rastet kur nuk është e nevojshme bartja e maskës janë:

    -Gjatë ecjes në rrugë kur jeni vetëm;
    -Te çdokush që ka probleme me frymëmarrje (të ofrohet dëshmia e sëmundjes së rrugëve të frymëmarrjes).

    -Nëse jeni vetëm në veturë

    -Njerëzit që nuk mund ta vendosin ose heqin maskën për shkak të ndonjë sëmundjeje fizike, mendore ose ndonjë dëmtimi e paaftësie

    -Personat shurdh-memecë.

    -Në momentet kur duhet të veprohet urgjentisht nga përfaqësuesit e autoriteteve (policët, punëtorët shëndetësorë, zjarrfikësit) për të dhënë ndihmë ose për të evituar kërcënimin e çfarëdo rreziku.

    -Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.

    Ndërkohë, përdorimi i maskës është i nevojshëm në rastet kur:

    -Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar tuajin me covid-19

    -Nëse jeni i sëmurë me COVID-19 ose dyshoni se jeni prekur nga COVID-19, mos dilni nga shtëpia, përveç rasteve për të shkuar te mjeku. Mundësisht, qëndroni në një dhomë të veçantë në shtëpinë tuaj. Nëse keni nevojë të jeni pranë familjarëve në shtëpi, vendoseni maskën.

    -Gjatë qëndrimit në secilin institucion shëndetësor.

    -transporti publik (aeroplan, tren, kombi, taksi dhe autobus)

    -qendrat e transportit (stacionet dhe terminalet e autobusëve dhe trenave)

    -dyqane, supermarkete dhe qendra tregtare

    -ambiente që ofrojnë shërbime zyrtare, profesionale, juridike ose financiare (institucione zyrtare, postë, bankë, etj.)

    -ambiente që ofrojnë kujdes personal dhe trajtime bukurie (sallone ondulimi, berberë, sallone estetike, qendra masazhi, etj.)

    -qendra turistike dhe argëtuese (muze, galeri, kinema, teatër, salla e koncerteve, shtëpi të kulturës, salla dasmash etj.)

    -biblioteka dhe sallat e leximit publik

    -faltoret (kishat, xhamitë)

    -qendrat e komunitetit, qendrat rinore, shtëpitë e kujdesit për të moshuarit

    -sallat e ekspozitave dhe konferencave

    -zonat publike në hotele dhe bujtina

    -depotë dhe mjediset e distribucionit

    -ambulantat veterinare

    “Maska duhet të vihet para se të hyni në këto vende dhe duhet ta mbani atë derisa të largoheni nëse nuk ka një ndonjë arsye për heqjen e saj. Maskën dhe mbulesën e fytyrës duhet ta mbani edhe në mjediset e mbyllura, të cilat nuk janë të rradhitura këtu dhe në të cilat është vështirë të mbahet distanca sociale”, thuhet në udhëzuesin e MSH’së.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Kronika28 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin J.SH, i dyshuar se ka marr pjesë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Lajmi është bërë i ditur për Front Online nga Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në...
    Të tjera
    Lifestyle28 Prill 2024
    Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse sipas ekspertëve...
    Lifestyle28 Prill 2024
    Nuk është sekret se ulja në tryezë gjatë gjithë ditës mund të ketë disa pasoja serioze shëndetësore-nga dhimbja e shpinës në çështje...
    Lifestyle28 Prill 2024
    Dashi Gjatë kësaj dite Hëna dhe Saturni janë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe mund të ulin besimin që keni në vetvete....
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Të dielën herët në mëngjes dronë rusë goditën qytetin Mykolaiv të Detit të Zi, duke i vënë flakën një hoteli dhe duke...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Pas fitores së thellë përballë opozitës shqiptare në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut që u mbajt të...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Tre të rinj e kanë rrahur një 16-vjeçar në Elbasan duke e goditur me grushte dhe shkelma. Në njoftimin e policisë bëhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.