×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy të mitur diplomojnë brenda Qendrës Korrektuese në Lipjan

    FrontOnline
    28 Shtator 2020

    Dy të mitur janë pajisur me diploma të shkollës së mesme në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan.

    Të miturit janë pajisur me diploma në Lëminë e Makinerisë, drejtimi “Operator Prodhimi”.

    ”Arsimimi në institucione korrektuese është ekuivalent me arsimimin e përgjithshëm në Republikën e Kosovës, gjithë të burgosurit, të cilët mbarojnë me sukses vitin shkollorë, marrin dëftesat, certifikata dhe diplomat, të cilat nuk dallojnë nga ato që jepen për personat që vijojnë shkollimin në liri”, shkruan Shërbimi Korrektues i Kosovës.

    Më poshtë postimi i plotë nga SHKK:

    Dy të mitur pajisen me diploma të shkollës së mesme

    Sot në shkollën e Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan dy të mitur, të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme janë pajisur me diploma në Lëmin e Makinerisë, drejtimi “Operator Prodhimi”.

    Drejtori i Qendrës Korrektuese Lipjan, z. Arif Beqa, së bashku me drejtorët e shkollave të mesme të Lipjanit, z. Hajrush Stublla, Drejtor i SHMP, “Adem Gllavica” dhe z. Driton Sadiku, Drejtor i SHFMU “Ismail Luma” shpërndanë diplomat për të miturit e kësaj qendre.

    Arsimimi në institucione korrektuese është ekuivalent me arsimimin e përgjithshëm në Republikën e Kosovës, gjithë të burgosurit, të cilët mbarojnë me sukses vitin shkollorë, marrin dëftesat, certifikata dhe diplomat, të cilat nuk dallojnë nga ato që jepen për personat që vijojnë shkollimin në liri.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Kosova po shkon drejt diktaturës, duke kritikuar përdorimin e Policisë së Kosovës si mjet...
    Lajme15 Janar 2025
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur për dështimin e takimit të parë të...
    Lajme15 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për zgjedhjet e 9 shkurtit....
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Andin Hoti, ka bërë të ditur se sot ishte planifikuar që të mbahej takimi...
    Vip15 Janar 2025
    Ofendimet ndaj Gjestit siç shihet nuk janë ndalur në Big Brother VIP Albania 4. Pas rastit të G-Banit, i cili i ofendoi...
    Lajme15 Janar 2025
    Këtë të mërkure është paraparë që të mbahet takimi i parë i Komisionit të Përbashkët mes Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit....
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se mohimi i krimeve që kanë ndodhur në Reçak, nuk respekton kujtimin e të...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mosdëgjimin e punëtorëve dhe pensionistëve gjatë mandatit të tij katër-vjeçar...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është pritur në takim nga presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Ajeti e falënderoi Steinmeierin për siç...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.