×
  • Lajme
  • Lajme

    “Liqeni Trump”, Grenell polemizon me gazetarin boshnjak

    FrontOnline
    25 Shtator 2020

    I dërguari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell të premten ka polemizuar me gazetarin dhe analistin boshnjak, Jasmin Mujanoviq në kuadër të reagimeve pas propozimit që Ujmani të emërtohet “Liqeni Trump”.

    Grenell ka shpërndarë statusin kritikues të Mujanoviqi, duke shkruar: “Kurrë s’ke qenë më i rëndësishëm sesa tani Jasmin”.

    “I dërguari i Presidentit Trump Kosovë-Serbi ka disa ndjenja të rrëmujshme lidhur me pretendimin tim se riemërtimi i kompleksit të Liqenit Gazivoda si “Liqeni Trump” nuk është arritja që ai do të donte të besonim. Dhe ai me sa duket ka kohë të mendojë edhe për këtë. Një diplomat serioz, qartë” , kishte shkruar ndërkaq Mujanoviqi, statusin e të cilit e ka shpërndarë dhe të cilit i është përgjigjur Grenelli.

    Diskutimet për emërtimin e Liqenit të Ujmanit në “Liqeni Trump”, po bëhen edhe në skenën kosovare. Kryeministri Hoti ka deklaruar se është traditë dhe kulturë që të nderohen miqtë, duke lënë të kuptohet se është pro një ideje për ri-emërtim.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.