×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    4 thesaret më të çmuara të vjeshtës për shëndetin

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    Trokitjen e vjeshtës bëhet dita ditës më e fortë dhe shumë shpejt ajo do të vijë mes nesh, jo vetëm me uljen e temperaturave por edhe me një sërë ushqimesh shumë të shëndetshme. Disa prej tyre janë mollët dhe kungujt por vjeshta është më bujare se kaq.

    Në këtë artikull do të mësoni katër prej produkteve më të freskëta dhe ushqyese të vjeshtës.

    Patëllxhani

    Patëllxhani i purpurt është padyshim një nga perimet më të mira të cilat falë bujqësisë moderne i shijojmë në çdo stinë. E megjithatë, vjeshta është stina e duhur për të shijuar me të vërtetë patëllxhanin. Patëllxhani është një ushqim shumë i mirë për trurin. Përbërësit e tij mbrojnë qelizat e trurit nga oksidimi por edhe luftojnë qelizat kancerogjene. Nëse patëllxhanin do e skuqni në shumë vaj ose do e mbushni me djathë, ai do të jetë i dëmshëm për shëndetin. Nëse zgjidhni gatimin e duhur, siç është pjekja, atëherë do të merrni përfitime të mëdha prej tij.

    Kungulli i verdhë

    Ky thesar i vjeshtës ofron një ngjyrë dhe shije që të ngroh shpirtin. Por, kungulli është i mirë për të gjithë organizmin sepse e gjithë ajo ngjyra e verdhë që shikoni në brendësi të tij, është beta karoteni i cili mirëmban sytë dhe kockat. Përpos beta karotenit, kungulli është i pasur edhe me vitaminën C dhe fibrën aq të nevojshme për tretjen.

    Shega

    Shegën e duam të gjithë. Kokrrat e saj si rubini janë plot shëndet, veçanërisht për zemrën. Konsumi i rregullt i shegës pengon rritjen e nivelit të kolesterolit, pastron enët e gjakut, përmirëson qarkullimin e tij dhe mbron zemrën në tërësi.

    Preshi

    Preshi është pjesë e të njëjtës familje botanike me qepën dhe hudhrën. Konsumi i preshit e furnizon organizmin me vitaminën K e cila pengon shfaqjen e sëmundjeve kancerogjene. Kjo vitaminë është gjithashtu mirëbërëse për rritjen e ndjeshmërisë së trupit ndaj insulinës por edhe për kockat. Konsumi i preshit mbron enët e gjakut nga oksidimi por edhe pengon arterosklerozën./AgroWeb

    Nesër në këto zona nuk do të ketë rrymë deri në 5 orë
    Nga Rubrika
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...
    Lifestyle01 Maj 2024
    E ndërsa pijet pak të hidhura me më pak alkool pihen para vaktit, në fund të vaktit duhen shërbyer pije që do...
    Lifestyle01 Maj 2024
    Dashi Ndonëse do të keni keqkuptime të vogla që ju pengojnë, nuk duhet të dekurajoheni pasi në vendin e punës mund të...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.