×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Korrupsioni i pandëshkuar/ Asnjë aktakuzë për “peshqit e mëdhenj”

    FrontOnline
    24 Shtator 2020

    Prokuroria Speciale e Kosovës këtë vit nuk ka ngritur asnjë aktakuzë për zyrtarët e profilit të lartë.

    Anipse korrupsioni është një ndër kriteret e mbetura për liberalizim vizash, këtë vit nuk po shihet progres në këtë drejtim.

    Kështu po pohojnë monitoruesit e sistemit gjyqësor në vend, teksa shtojnë që me këto veprime, Prokuroria Speciale vetëm se po vazhdon me avazin e vjetër.

    “Nëse e shikojmë kronologjinë edhe para këtij viti ne kemi parë një pasivitet të theksuar të Prokurorisë Speciale por edhe të Prokurorive tjera në luftën kundër korrupsionit të profilit të lartë”, ka thënë për Front Online, Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

    Për 4 vjet, asnjë i dënuar i profilit të lartë

    Shala theksoi se stagnimi në ngritjen e aktakuzave nga Prokuroria e Shtetit gjatë 2020-ës është arsyetuar edhe me përhapjen e pandemisë Covid-19.

    “Për më tepër në një stagnim të tillë të punës së Prokurorit të Shtetit aq më tepër gjatë këtij viti është arsyetuar edhe me faktin e rrethanave të krijuara si pasojë e pandemisë Covid-19”, ka thënë ndër të tjera ai.

    Mungesë sipas Shalës ka pasur edhe tek aspekti i dënimeve për korrupsion tek zyrtarët e profilit të lartë.

    “Për sa i përket rasteve të korrupsionit të profilit të lartë, të kategorizuara si korrupsion i profilit të lartë sipas një udhëzimi të kryeprokurorit deri më tani nuk kemi asnjë të dënuar me vendim të prerë me burgim efektiv. Deri më tani për 4 vitet e fundit asnjë person i profilit të lartë nuk është dënuar me të paktën një ditë burgim efektiv dhe kjo në këtë rast paraqet edhe atë aspektin kryesor të dështimit të sistemit të drejtësisë të Kosovës në luftën kundër korrupsionit të profilit të lartë”, ka deklaruar ai për Front Online, duke shtuar se mungesë të ngritjes së aktakuzave për korrupsion ka pasur edhe për profilet tjera dhe jo vetëm për zyrtarët e lartë.

    Hoxha: Mosngritja e aktakuzave, stagnon proceset e  rëndësishme në vend

    Një aspekt që është dëmtuar nga mos ngritja e aktakuzave për zyrtarët e profilit të lartë është edhe çështja e liberalizimit të vizave.

    Rreze Hoxha, monitoruese në Grupin për Studime Juridike dhe Politike/Drejtësia Sot, ka thënë për Front Online se ky proces po shtyhet pikërisht me arsyetimin për mungesën e dënime të plotfuqishme ndaj figurave të larta.

    “Çështja e liberalizimit të vizave ka mbetur pezull edhe për arsyen që nuk kemi dënime të figurave të larta të cilët dyshohen se janë figura korruptive në sistemin tonë, gjë që ndikon direkt në proceset integruese evropiane për Kosovën, por edhe tek procesi i liberalizimit të vizave.  Kjo është dëshmuar viteve të fundit sepse ky proces veçse po shtyhet pa arsye konkrete ndërsa si arsyetim ashtu kështu po përdoret mungesa e dënimeve të plotfuqishme ndaj figurave të larta korruptive të vendit”, ka thënë ajo.

    Hoxha theksoi se mungesë të ngritjes së aktakuzave për korrupsion për profilet e larta ka pasur edhe gjatë viteve të kaluara.

    “Drejtësia sot më shumë se një vit po e monitoron sistemin gjyqësor të Kosovës dhe atë prokurorial dhe ajo çfarë mund të vërehet është që ka numër shumë të vogël të aktakuzave të ngritura ndaj profileve të larta për të mos thënë asnjë. Kjo ngaqë disa aktakuza janë ngritur mirëpo kryesisht vlerësohen që janë rast të cilat edhe do të dështojnë gjatë rrugëtimit të tyre”, ka deklaruar ajo.

    Në ndërkohë sipas një udhëzimi të publikuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, tek zyrtarët e profilit të lartë për vepra korruptive hyjnë, presidenti, kryetari i Kuvendit bashkë me deputetët, kryeministri dhe vartësitë e tij, kryetarët e komunave, gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit, kryeprokurori i shtetit dhe kryeprokurorët.

    Front Online gjatë ditës ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarët për informim në këtë Prokurori, por ata nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit.

     

     

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani ka thënë se roli i SHBA-së ka...
    Lajme07 Maj 2024
    Festa tradicionale e Shën Gjergjit është festuar dje në Babaj të Bokës në Gjakovë. Një mosmarrëveshje për një lojë tradicionale në këtë...
    Lajme07 Maj 2024
    Këshilli Evropian ka njoftuar se sot i ka dhënë dritën e gjelbërt finale projektit miliardësh për Lehtësi të Reformave për Rritje për...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj nga Liberia, Joseph Boakai, me të cilin tha se ka folur për bashkëpunimin...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thekuar se është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të diskutuar mbi...
    Lajme07 Maj 2024
    Veturat zyrtare të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it mëngjesin e së hënës u përballën me një sulm teksa po patrullonin në fshatin...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë një vendim, me të cilin mundësohet kalimi nga patent shoferi i lëshuar nga institucionet jolegale...
    Lajme07 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka theksuar se ka iniciuar nëntë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit. Policia ka bërë...
    Lajme07 Maj 2024
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka pasur një “takim shumë produktiv” me të dërguarin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.