Debati i parë presidencial midis presidentit aktual, Donald Trump dhe të nominuarit demokrat, Joe Biden do të përqendrohet në një numër temash, duke përfshirë pandeminë e coronavirusit, Gjykatën e Lartë dhe problemet racore në vend, njoftoi të martën komisioni i debatit.
Debati i parë presidencial, i planifikuar për 29 shtator në Universitetin Case Western Reserve në Cleveland, Ohio, do të ndahet në gjashtë segmente 15 minutëshe, raporton CNN.
Komisioni tha që temat mund të ndryshojnë bazuar në “zhvillimet e lajmeve”, por gjashtë segmentet do të jenë “Regjistrat e Trumpit dhe Bidenit”, “Gjykata e Lartë”, “COVID-19”, “Ekonomia”, “Raca”, “Dhuna në Qytetet amerkane” dhe “Integriteti i Zgjedhjeve “.
Chris Wallace i Fox News do të moderojë debatin e parë. Të dy, Trump dhe Biden po përgatiten për debatet presidenciale në mënyrën e tyre.
Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 3 nëntor (e martë).