×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    NASA shpalos planin për rikthimin në Hënë

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA) shpalosi zyrtarisht planin e saj për t’u kthyer në Hënë në vitin 2024.

    Në kuadër të programit të quajtur Artemis, i cili do të kushtojë rreth 28 miliardë dollarë, NASA do të dërgojë në sipërfaqen hënore një burrë dhe një grua.

    Do të jetë ky aterimi i parë i njerëzve atje qysh në vitin 1972.

    Megjithatë, afati kohor i agjencisë do të varet edhe nga Kongresi amerikan, që pritet të lëshojë rreth 3.2 miliardë dollarë për ndërtimin e një sistemi të zbarkimit.

    Astronautët do të udhëtojnë me një kapsulë të ngjashme me Apollon e vitit 1972, por që quhet Orion dhe që do të niset nga një raketë e fuqishme e quajtur SLS.

    “Shuma prej 28 miliardë dollarësh përfaqëson kostot e katër vjetëve të ardhshëm në programin Artemis: financimin e SLS-së, financimin e Orionit, sistemin e aterimit të njerëzve dhe natyrisht kostumet hapësinore”, tha administratori i NASA-s, Jim Bridenstine.

    “Kërkesa për buxhet që kemi përpara Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të SHBA-së tani është 3.2 miliardë dollarë për vitin 2021. Është shumë e rëndësishme që t’i sigurojmë ato 3.2 miliardë dollarë”, tha Bridenstine.

    Ai po ashtu tha se shpreson që ekipi që do të shkojë në Hënë, do të zgjidhet së paku dy vjet përpara misionit.

    Programi Artemis do të jetë misioni i parë që dërgon astronautë në sipërfaqen hënore qëkur Apollo 17 e ka bërë një gjë të tillë, rreth 48 vjet më parë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.