×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Flet 20-vjeçarja që u dhunua nga vjehrri, thotë se ai tentonte ta linte shtatzënë

    FrontOnline
    21 Shtator 2020

    Një 20-vjeçare me inicialet R.K nga Peja ishte rrahur në mënyrë sistematike nga bashkëshorti me inicialet B.M me të cilin është e martuar tash e dy vite.

    Madje, nga rrahja që kishte marrë nga burri i saj e kishte quar atë në alivanosje. Për shkak të problemeve me burrin ishte detyruar të përdorte edhe qetësues.

    Por, këto nuk janë arsyet pse R.K i është drejtuar policisë së Kosovës për të kërkuar ndihmë.

    Atë e kishte ngacmuar seksualisht vjehrri i saj me inicialet I.M në shtëpinë e tyre në Pejë.

    Madje ky i fundit kishte tentuar që me dhunë ta lë shtatzënë të rejën e tij. Deklaratë që ajo ka dhënë në stacionin e policisë.

    “Arsyeja që unë kam ardhë në Polici është se tani m’u kanë fillu me mu paraqit probleme edhe me vjehrrin tim, i cili një ditë derisa ishte në shtëpi, para ditëlindjes sime me datën 14.01.2020 deri sa në shtëpi kam qenë unë e vetme së bashku me djalin e kunatit tim i moshës 3-4 vjeçare, vjehrri im Isufi më ka puthë në buzë dhe rreth qafës, unë i kam reagu me fjalët se çka je ka bon kështu dhe jam munduar të largohem prej tij”, ka deklaruar R.K.

    20 vjeçarja ka deklaruar se për ngacmimet nga vjehrri i saj posedon edhe video incizime në telefon.

    “Unë kam arritë që të bëjë incizim me telefonin tim, fjalët e vjehrrit i cili i drejtonte ka unë, këto dhe disa nga videot e tjera të cilat unë i kam në telefon e poashtu ia kam dërguar motrës time në Prishtinë. Ku ai ka kërkuar nga unë që të kemi marrëdhënie seksuale, që unë me mbet shtatzënë me të, e ai më thojke që veç na me e provu se nuk është kurgjë, krejt këto janë të incizuara në tel. Ai insistojke me fjalët, çka bohet me e provu me kry marrëdhënie mes vete. Unë i thosha se çka janë këto fjalë, kjo është tmerr, çka je ka lyp ti prej meje, qysh mundesh me lyp diçka ashtu marre po më vjen mu prej teje çka je ka thush”, tha ajo.

    Pos ngacmimeve nga vjehrri, vajza nga Peja thotë se ishte rrahur brutalisht nga bashkëshorti i saj, për të cilin e kishte lënë familjen për tu martuar me të.

    “Unë në mënyrë sistematike (herë pas here) kam qenë e rrahur fizikisht nga bashkëshorti im, problemet kanë filluar kryesisht kur unë ia kontrollojsha telefonin atij, dhe ia gjejsha bisedat me femrat e tjera, aty fillojke edhe debati mes neve, ai më suklmonte dhe më goditte me grushta. Shprehinë më të madhe e ka pasë të më godas edhe me dy duar, ka pasë raste që për shkak të dhunës më ka qit në të ligt (jam alivanosë) prej të goditurave”, përfundoj R.K, raporton Objektivi.

    Për veprat ngacmim seksual edhe dhunë ne familje të shtunën babë e bir u arrestuan nga policia. Por, Gjykata Themelore në Pejë, të hënën ua ka caktuar atyre vetëm masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji.

    Afër 6500 banorë të Shalës së Bajgorës përfitojnë nga rrjeti i ri
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Ish-deputeti Rasim Selmanaj ka njoftuar se është ndarë nga jeta Xhyke Nimonaj, nëna e dëshmorit Naim Nimonaj. “Është ndarë nga jeta Xhyke...
    Lajme01 Maj 2024
    Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu në një prononcim  për FrontOnline, thotë se i konsideron të drejta...
    Lajme01 Maj 2024
    Aktivisti shqiptar Muharrem Salihu është kandiduar për zgjedhjet në Parlamentin Evropian. Nominimi i tij është bërë nga koalicioni “Stati Uniti d’Europa/Shtetet e...
    Të tjera
    Lajme01 Maj 2024
    Shtetet kyçe të BE-së po kërkojnë progres të prekshëm nga Kosova sa i përket themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe...
    Sport01 Maj 2024
    Pak mund ta kishin parashikuar thrillerin me katër gola mes Bayern Munichut dhe Real Madridit – por kjo është pikërisht ajo që...
    Lajme01 Maj 2024
    Kanë kaluar 34 vjet që nga tubimi i madh “Verrat e Llukës”, ku shumë shqiptar ia falën njëri-tjetrit gjakun. Këtë datë të...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Mbretëria e Bashkuar ka nisur testimin e vaksinës së parë kundër kancerit të lëkurës. Bëhet fjalë për vaksinën ‘mRNA’, kundër formës më...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Shqiptarët nuk mund të prezantohen në Qeveri nga një koalicion që nuk e reflekton vullnetin e shumicës së qytetarëve – është mesazhi...
    Lajme01 Maj 2024
    Një punëtore ka vdekur në vendin e saj të punës, kështu ka bërë të ditur për Front Online, zëvendësdrejtori i policisë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.