Kryeministri Avdullah Hoti, tha se vrasja tinëzare e kolonel Ahmet Krasniqit ishte goditje e përpjekjeve për luftën çlirimtare që udhëhiqej nga profesionistët.
Sipas tij, kolonel Krasniqi ishte pengesë për ata që nuk ia donin të mirën vendit.
Ministri i Mbrojtëses, Anton Çuni, tha se Ahmet Krasniqi kur u emëruar ministër i mbrojtjes nuk kishte asgjë nga aspekti infrastrukturor, por kishte përparësitë të cilat kundërshtarët e tij i lakmonin.
Çuni tha se Ahmet Krasniqi mobilizoi njësite të ndryshme dhe lidhi aleanca të ndryshme.
Gjatë fjalimit të tij mes emocionesh, ai shtoi se zbardhja e vrasjes së Krasniqit do t’i jepte dimension tjetër lirisë.
“Plumbat e shkrepur në natën e 21 shtatorit ishin plumba kundër lirisë. Zbardhja e vrasjes së kolonelit do t’i jepte dimension tjetër lirisë”, tha Çuni.
Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Aremend Zemaj, i cili ishte njëri nga iniciatorët për kthimin e eshtrave të Ahmet Krasniqit në Kosovë, dhe ngritjes së shtatores, duke vlerësuar lartë figurën e Ahemet Krasniqit, ka falënderuar të gjithë ata që e përkrahën në këtë iniciativë.