×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekë Berisha i referohet si “Sfeklla” Sveçlës, i reagon Vetëvendosje

    FrontOnline
    18 Shtator 2020

    Kuvendi i Kosovës është duke e vazhduar seancën, ku në interpelancë është thirrur ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

    Gjatë kësaj séance, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kujtuar se si xhandarmëria serbe kishte hyrë në Karaçevë edhe gjatë kohës sa në krye të Qeverisë ishte Albin Kurti.Berisha e ka pyetur Veliun nëse ka qenë në atë kohë Ministër apo ka qenë duke e zëvendësuar “Xhelal Sfeklla”.

    “Unë e kom një pyetje. Në kohën sa ke kryeministër Albin Kurti e kam pa një video pikërisht në Karaçevë , forcat e ushtrisë apo xhandarmërisë, por e kam pa videon që kanë qenë në fshat dhe nuk e ka qelë gojën kërkush. A ke qenë ti ministër në detyrë apo ka qenë duke të zëvendësuar Xhelal Sfeklla”, ka pyetur Berisha.

    E meqenëse deputeti i AAK’së nuk ia shqiptoi mirë mbiemrin Sveçlës, nuk mungoi as reagimi i nënkryetares së Kuvendit nga radhët e VV’së, Arbërie Nagavci.

    “S’po di a dinë mbiemrin apo të vyen më mësu. Mësoje se je i ri”, i tha Nagavci Berishës.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, ka thënë se Brukseli ka stagnuar procesin e personava...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka rikujtuar se ende janë edhe mbi 1600 të zhdukur në Kosovë nga regjimi gjenocidal...
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar me rastin e Ditës së të Pagjeturve. Osmani ka thënë se rreth 1600...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Lipjan, ku dy persona dyshohet se kanë vjedhur kasafortën me dokumente brenda një zyre. Rastin...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për DW ka thënë se është optimist që Kosova do të kalojë me sukses...
    Lajme27 Prill 2024
    Sadri Ferati, ish-minisër i Administrimit të Pushtetit Lokal, tha për Front Online se kryeministri Albin Kurti me Marrëveshjen e Ohrit ka krijuar...
    Lajme27 Prill 2024
    Rreth 40 mijë përdorues të drogës konsiderohet se janë në Kosovë, prej tyre afër 10 mijë janë në kategorinë e përdoruesve problematikë....
    Lajme27 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, thotë se stërvitje të Serbisë afër kufirit ka pasur edhe në të kaluarën por...
    Lajme27 Prill 2024
    Stërvitja e ushtrisë serbe pranë kufirit të Kosovës, po shihet me shqetësim të madh nga mazhoranca e partitë opozitare. Nga mazhoranca thonë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.