Shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e ka thumbuar kryetarin e Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa.
Në seancën e Kuvendit, ku po raporton kryeministri Avdullah Hoti, Selimi teksa fliste për minishengenin ballkanik, ia ka kujtuar Hotit, deklaratën se nëse ndodhë një gjë e tillë do të krijohet një Jugosllavi e re.
Në fjalën e tij, Selimi i tha Hotit se ndoshta arsyeja pse e keni pranuar marrëveshjen për minishengen, ka qenë për shkak “të shefit tuaj, që mund t’ia kujtojë të kaluarën e tij politike”, duke aluduar tek Mustafa dhe akuzat për lidhjen e tij politike në kohën e Jugosllavisë.
Drejtpërdrejt nga seanca e Kuvendit të Kosovës
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/1064806557272533/