Kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen Mikullovci për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Adem Mikullovci!
Limaj thotë se Mikullovci i takonte një gjeneratë të artë artistësh të cilët në rrethana aspak të lehta mbajten gjallë ndjejën kombëtare.
“I ndjeri do të mbetet përherë në kujtesën për rolet e tij në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
“Mikullovci ishte poashtu edhe një nga delegatët që votoi Deklaratën Kushtetuese të dy korrikut dhe Kushtetutën e Kaçanikut në vitin 1990, si dhe deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar”.
Ai tutje thotë se vepra e Adem Mikullovcit, do të jetojë gjatë dhe do të kujtohet ndër breza.