×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ngjarja në Shkodër, gjendet e djegur një makinë në Grudë, zbulohen dy automatikë

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Grudë të Shkodrës 10 minuta pas ngjarjes.

    Policia e Shkodrës ka gjetur një automjet tip Land Rover model tip i ri të djegur në zonën e Grudës së Re.

    Brenda saj janë gjetur 2 automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarjen ku pati 2 viktima dhe 2 të plagosur.

    Si ndodhi ngjarja?

    Një atentat me pasojë vdekjen e dy personave ndodhi këtë të mërkurë në lagjen Dobraç të Shkodrës.

    Një makinë në lëvizje me autorë ende të paidentifikuar qëlloi në armë zjarri drejt Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

    Lici ndërroi jetë, ndërsa Arlind Bushati ndodhet në gjendje të rëndë në spital, ndërsa ka marrë një plumb në kokë.

    Lici dhe Bushati po udhëtonin nga Shkodra drejt Koplikut në momentin që u qëlluan.

    Viktima Hamza Lici është vëllai i Ibraim Licit, i kërkuar për vrasje. Ndërkohë i plagosuri Arlind Bushati është djali i ish-kandidatit të PD, Xhemal Bushati.

    Përpara disa ditësh Bushati denoncoi në polici edhe një atentat të dështuar ndaj tij në qendër të qytetit të Shkodrës.

    Ai po qëndronte jashtë një lokali kur dy të rinj janë afruar me motor dhe i kanë drejtuar armën, por dyshohet se arma u është bllokuar.

    Në këtë masakër e vdekur mbeti edhe një kalimtare e cila po udhëtonte më motor së bashku me bashkëshortin.

    Bashkim Basha dhe Flutura Basha kanë qenë duke udhëtuar me motor kur mjeti tip Benz ja humbur kontrollin dhe i ka përplasur.

    Për shkak të plagëve të rënda Flutura Basha ka ndërruar jetë, ndërsa Bashkim Basha vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

    Dyshimet e para nga atentati janë përplasjet mes dy grupeve, Bajrave dhe Licëve.

    Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë Njësia Shkodër, si dhe janë nisur në ndihmë 2 grupe të Repartit Special “RENEA”.

    Sipas policisë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, identifikimin dhe kapjen e autorëve./Top Channel/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Britania e Madhe bëhet vendi i parë në botë që vendos sanksione ndaj të gjithë individëve që nxisin dhe ndihmojnë migracionin e...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Nga të dhënat e raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, deri në orën 14:00 janë raportuar 13 zjarre, nga të...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Agjencia e Sigurisë dhe Inteligjencës e Kroacisë (SOA) vlerëson se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të paqëndrueshme dhe se, në këto...
    Lajme22 Korrik 2025
    “Fatmir Limaj, ka rënë në kurthin e Albin Kurtit”. Kështu deklaroi sot në emisionin DPT te Fidani, nga Aleanca për Ardhmërin e...
    Lajme22 Korrik 2025
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton për hapje për qarkullim të përkohshëm (sezonal) të PKK Strazimir, ndërmjet RKS dhe RMV. Kjo pikë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Ka ndërruar jetë nëna e ish-deputetit dhe komandantit të Koshares, Hisen Berisha. Lajmin e ka konfirmuar vetë Berisha, përmes një njoftimi në...
    Vip22 Korrik 2025
    Më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor, që dyshohet...
    Lajme22 Korrik 2025
    Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se është anuluar “Mërgata Fest”, pas vdekjes së papritur të Robert Veliut, ish-basketbollistit. Ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.