×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Malin e Zi, Gjukanoviq fitues

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Malin e Zi ka shpallur të hënën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 30 gushtit.

    Në bazë të rezultateve, Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Millo Gjukanoviq, ka fituar 30 vende në përbërjen e re të parlamentit, koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, 27 deputetë, koalicioni, “Paqja është kombi ynë”- 10 dhe koalicioni “E zeza në të bardhë” katër vende.

    Lexo Edhe:
    Ndahen 230 mijë euro për dezinfektimin dhe dezinsektimin e ndërtesave qeveritare
    Partia Boshnjake dhe Social-Demokratët fituan nga tri vende secila, Partia Socialdemokrate dy, dhe nga një vend në parlament e kanë fituar: Lista Shqiptare “Nik Gjeloshaj-Genci Nimanbegu” dhe koalicioni “Bashkë një za”.

    Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, brenda 15 ditëve, kryetari i përbërjes së vjetër të parlamentit, Ivan Brajoviq, thërret seancën e parë të përbërjes së re të Parlamentit të Malit të Zi.

    Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, propozon emrin e kryeministrit të ri në afat prej 30 ditësh që nga konstituimi i parlamentit.

    Zgjedhjet në Mal të Zi u mbajtën më 30 gusht. Për herë të parë pas tri dekadash, Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviq ka humbur shumicën në parlament.

    Zgjedhjet u fituan nga partitë opozitare që konsiderohen si pro-serbe dhe pro-ruse.

    Mali i Zi, përndryshe, konsiderohet lider në procesin e integrimit evropian. Ai ka qenë vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që ka nisur negociatat e pranimit me Bashkimin Evropian, në qershor të vitit 2012.

    Liderët e tri subjekteve politike të koalicionit opozitar, të cilat e kanë fituar shumicën në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, në një konferencë për media më 9 shtator kanë prezantuar parimet mbi të cilat do të mbështetet qeveria e ardhshme dhe të cilat nënkuptojnë bashkëpunimin me aleancën e NATO-s, mosvënien në diskutim të njohjes së Kosovës dhe që përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të simboleve shtetërore të Malit të Zi.

    Parimet e marrëveshjes u shpallën nga liderët e koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë” e Zdravko Krivokapiqit, Aleksa Beçiqit dhe Dritan Abazoviqit. /Rel

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Nëntor 2024
    Presidenti Joe Biden do të diskutojë mbi përparësitë kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme të Shteteve të Bashkuara me Presidentin...
    Bota/Rajoni10 Nëntor 2024
    Në Shqipëri komuniteti i gazetarëve dhe shoqëria civile po shtojnë presionin ndaj autoriteteve zyrtare me qëllim marrjen e masave të nevojshme bazuar...
    Bota/Rajoni10 Nëntor 2024
    Republikani Donald Trump fitoi edhe në shtetin e Arizonës, sipas parashikimeve të medias amerikane, duke shënuar kështu fitore në të shtatë shtetet...
    Të tjera
    Lajme10 Nëntor 2024
    Drenasi është “shpallur” kampion i transparencës buxhetore. Të paktën, kështu bën me dije i pari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, transmeton Klankosova.tv....
    Bota/Rajoni10 Nëntor 2024
    Në Shqipëri komuniteti i gazetarëve dhe shoqëria civile po shtojnë presionin ndaj autoriteteve zyrtare me qëllim marrjen e masave të nevojshme bazuar...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Ushtari i FSK-së, Gentrit Bilalli, ka treguar muhabetin e fundit, pak orë para se Liman Musliu të humb jetën tragjikisht duke punuar...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Gazetari Adriatik Kelmendi vlerëson se LDK ka vendosur standard shumë të lartë me përzgjdhjen e kandidatëve për deputetë nga Prishtina. Ai uron...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të degës së OVL UÇK në Deçan...
    Lajme10 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ishte pjesëmarrës në Amstetten të Austrisë, aty ku u kremtua Darka e Lamës. Me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.