×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Veseli: Brokaj do të përkujtohet përherë si politikan pozitiv

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli e ka quajtur një lajm të trishtë ndarjen nga jeta të Sabit Brokaj, ish-ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë.

    Ai në një postim në Facebook thotë se Brokaj do të përkujtohet përherë si politikan elokuent dhe pozitiv.

    Postimi i plotë:

    Është lajm i trishtë ndarja nga jeta e Sabit Brokaj, njeriut të mirë të politikës shqiptare.

    Brokaj hyri në politikën shqiptare pas rënies së diktaturës komuniste, kohën më të vështirë të tranzicionit politik, por ishte shembull i një politikani racional.

    Po ashtu, si Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, gjatë viteve 1997 – 1999, kishte rol të rëndësishëm e shumë konstruktiv për Kosovën e gjendur në flakë. Ai nuk kurseu asgjë për luftën çlirimtare në Kosovë, ishte një ndër mbështetësit më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Do e përkujtojmë përherë si politikan elokuent dhe pozitiv. Ngushëllime familjes dhe miqve!

    Ndryshe, profesori i njohur Sabit Brokaj u nda sot nga jeta në moshën 78- vjeçare nga një atak kardiak. Brokaj u lind më 7 janar 1942, në Vlorë. Nga viti 1959 deri në vitin 1964, shërbeu si ndihmës mjekësor në një nëndetëse. Pas diplomimit në fakultetin mjekësor të Universitetit të Tiranës në 1969, Brokaj vazhdoi të shërbente si shef mjekësor i një brigade në Shijak nga 1969 deri në 1972.

    Nga 1972 në 1984, Brokaj punoi si kardiolog në spitalin ushtarak në Tiranë . Ai udhëtoi në Francë për të studiuar kardiologji në 1979 dhe ekokardiologjinë vitin 1982. Gjatë kësaj periudhe, Brokaj ishte një nga mjekët personalë të Enver Hoxhës.

    Brokaj hyri në politikën shqiptare pas rënies së diktaturës komuniste, duke u rreshtuar pranë Partisë Socialiste. Fillimisht, shërbeu si Ministër i Shëndetësisë nga shkurti deri në dhjetor 1991. Ai u zgjodh deputet i Asamblesë Popullore më 1991, 1996 dhe 1997. Më 25 korrik 1997, Brokaj u emërua ministër i Mbrojtjes, post që e ka mbajtur deri në vitin 1999.

    Njoftimi i KEDS: Nesër në këto zona do të ketë punime
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Dje në një hotel të Prizrenit ka vdekur një turist i moshës 70 vjeçare me kombësi boshnjake. Rastin për FrontOnline e ka konfirmuar...
    Lajme04 Maj 2024
    Që prej 1 majit kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikën kalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk...
    Lajme04 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se konstatimi se liria e medias kërcënohet nga rregullimi i politizuar është alarm...
    Të tjera
    Ekonomi04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin...
    Lajme04 Maj 2024
    Protestës së fundit të punëtorëve të organizuar më 1 Maj nuk iu bashkëngjitën, ndonëse pakënaqësitë me paga i kanë të vazhdueshme. Kërkesat...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se nuk ka hatërmbetje me kryeministrin Albin Kurti. Thaçi tha se e dinte...
    Lajme04 Maj 2024
    TikTok-u është njëri nga rrjetet sociale më të përdorura në gjithë botën dhe përjashtim nuk bën as Kosova. Përdoruesit e kësaj platforme...
    Lajme04 Maj 2024
    Kreu i Institutit ESI, Gerald Knaus, ka thënë se janë disa shtete anëtare të Këshillit të Europës që po përgatiten të bllokojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Për më shumë se 10 vite, ekskavatorë e kamionë gjenden në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë. Punimet në këtë rrugë, shpesh herë janë ndërprerë, ndërsa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.