×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndërtime pa leje, pa pronësi e pa kritere në “Bjeshkët e Nemuna”

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Shteti i Kosovës nuk po ia del ta mbrojë pasurinë e bujshme natyrore në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.  Ndonëse ky park ka mbi 8 vjet që mbrohet me ligj, ai nuk ka gjetur zbatim.

    Drunjtë e moçëm po priten, rrugët po hapen, habitati i egër po shkatërrohet, për të mundësuar ndërtimin e vilave luksoze nga njerëz që nuk janë fare pronarë të tokësPërpjeta që të çon nëpër Bjeshkën e Lumbardhit e deri në majën e saj nuk është e dendur me drunj, siç është mbajtur mend dikur. Ata vende-vende janë prerë për t’u bërë hapësirë ndërtimeve ilegale në Bjeshkët e Nemuna.

    Ndërtuesit janë përkujdesur që ato parcela megjithatë të mbesin të rrethuara me gjelbërim, në afërsi të krojeve, uji i të cilave historikisht ka çarë shkëmbinjtë për të krijuar burime që i japin jetë atij vendi.

    Edhe rrugë janë ndërtuar për qasje më të lehtë nëpër hijeshinë e tokës së shtetit, që është pjesë e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, të mbrojtur me ligj që nga viti 2012.Atje hija e lisave të gjatë më nuk i bën hije habitatit të egër, i cili çdo ditë e më shumë po ikën lart e më lart bjeshkëve, që t’i bëjë vend njeriut. Betoni nuk është kursyer për vendosjen e themeleve, e tullat për ngritjen e mureve të shtëpive e vilave luksoze nëpër Bjeshkën e Lumbardhit.

    Ndonëse pa leje ndërtimi e pa “tapi”, ajo është mbushur me më shumë se 20 objekte, disa prej të cilave janë ende në themel e të tjerat dy-trekatëshe. Ndërtimet kanë kapluar shumë pjesë të Bjeshkëve të Nemuna deri në thellësi të saj, në pronë publike, pa leje e pa kërkesa për to nga asnjë instancë e shtetit.Parku Nacional është shtëpia e shumë bjeshkëve që emrin e kanë marrë nga fshatrat banorët e të cilëve dekadave të kaluara i kanë çuar bagëtitë për të kullotur muajve të verës.

    Bjeshka e Lumbardhit, Bjeshka e Belegut, Bjeshka e Strellcit, Bjeshka e Milishevcit, Bjeshka e Isniqit e shumë të tjera janë tokë e shtetit brenda “Bjeshkëve të Nemuna”, ku banorët e atyre fshatrave dikur kishin ngritur stane nga drurët e gurët e i kishin mbuluar me najlona për t’u mbrojtur nga shiu i verës gjatë tre-katër muajve.

    Bagëtitë kanë kullotur, të zotët kanë nxjerrë qumështin, djathin, kosin e produkte të tjera të bulmetit. Pastaj janë kthyer në shtëpitë e veta, në tokën e vet, në fshatrat të cilave u takojnë. Por që nga paslufta e kryesisht viteve të fundit, statusi i këtyre banorëve ka ndryshuar. Ata i janë kthyer përsëri bjeshkës, por kësaj radhe jo për t’ia lëmuar kurrizin.

    Tokën e kanë gërryer, drunjtë i kanë prerë, rrugën e kanë zgjeruar dhe kushtet për të ndërtuar pamëshirshëm i kanë plotësuar pa kurrfarë pengesash. Ligji për parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” nuk ka krijuar kurrfarë garancie që t’u dalë zot këtyre bjeshkëve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.