×
  • Lajme
  • Lajme

    Kina dhe Rusia përfshihen në dialogun Kosovë-Serbi

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Një raport i hartuar nga Grupi për studime juridike dhe politike tërheq vërejtjen se e ardhmja e bisedimeve Kosovë-Serbi mbetet e paqartë, posaçërisht për shkak të përfshirjes së shumë palëve në këtë proces.

    Në raportin me titull “Konkurrenca Ndërkombëtare dhe përfshirja gjeopolitike në strukturën e rifillimit të bisedimeve Kosovë-Serbi”, theksohet se përfshirja e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropiane në bisedime është thelbësore, ndonëse sipas raportit është përcjellë me kundërthënie të ndryshme.

    Një nga hartuesit e raportit, Arbër Fetahu, flet për ndërhyrjet e Kinës dhe Rusisë në procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi.

    “Roli i Kinës në dialog është më shumë ka pjesa ekonomike dhe përfshirja dhe mbështetja e naratives ruse mbi dialogun Kosovë-Serbi, duke parë që Kina ka probleme edhe në territorin e saj me rajone separatiste, në anën tjetër narativi i Rusisë është ajo e njejta, ka një mbështetje të Serbisë sidomos për mos njohje ndaj Kosovës duke e ruajtur karakterin unitar të Serbisë, siç ajo pretendon. Po ashtu në këtë drejtim mund të themi se politika ruse në dialogun Kosovë-Serbi është ajo që të mbetet një lloj status-quo dhe të mbesin gjërat kështu siç janë duke i shkuar në interes edhe te çështjet e saj të brendshme siç është çështja me Krimenë dhe duke e mbajtuar apo duke larguar ndikimin e perëndimit mbi Serbinë”, tha ai.

    Fetahu thotë se bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të kenë një strategji të mirë formuluar dhe parime bazë për rrugën e Kosovës si dhe një përfshirje më të madhe të Bashkimit Evropian në këtë proces.

    “Pasi që pozicioni i saj në dialogun Kosovë-Serbi ka shënuar rënie në vitet e fundit dhe sidomos imazhi i saj në shtetet e Ballkanit ka shënuar rënie për shkak se nuk ka pasur një lloj distribuimi të mirë të të arriturave. Në përgjithësi raporti konkludon se Kosova dhe Serbia problemin duhet ta trajtojnë me një njohje të ndërsjellë dhe ndikimet gjeopolitike Kosova duhet t’i atribuoj ose t’i merr asisoj që kompozon një pozicion që është në të mirën e saj dhe të largoj elementet destruktive”, tha ai.

    Ai thotë se Kosova duhet të ketë kujdes në elemente siç janë çështja e shkëmbimit të territoreve ose shtimin e ndikimit rus në procesin e bisedime.

    Zoti Fetahu thotë se Kosova duhet të përqendorhet në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian dhe me një mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Ajo që ne mendojmë është se Kosova duhet të aspiroj çdo gjë ose asgjë. Çdo gjë në kuptimin se nuk themi që duhet të negociohet për çdo gjë teknike por ndonjë autostradë, për ndonjë marrëveshje bilaterale pasi që ato mund të trajtohen kur të arrihet njohja e ndërsjelltë në mes të dy shteteve. Çdo gjë ne mendojmë se duhet të jeta njohja pikë së pari, duhet të jenë krimet e luftës, personat e zhdukur, integrimi i serbëve në institucione të Kosovës dhe integrimi i veriut si tërësi. Pa këto pesë pika dialogu mund të shkoj në pafundësi dhe e ardhmja e tij mund të jetë shumë dyshuese deri sa nuk kemi njohje të ndërsjelltë”, thotë zoti Fetahu.

    Javën e kaluar, Kosova dhe Serbia u dakorduan në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet tyre. Të dyja vendet tash janë përfshirë në bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Procesi aktual i bisedimeve është kritikuar ndërkaq nga organizatat e shoqërisë civile në Kosovë përmes një platforme të përbahskët për bisedimet.

    Nëpërmjet një komunikate, shoqëria civile ka kritikuar qeverinë për mungesë transparence ndaj parlamentit dhe me raportime sipërfaqësore dhe sipas tyre mungesa e informacionit në lidhje me procesin ka shkaktuar paqartësi dhe pasiguri tek qytetarët për rezultatet e pritura të këtij procesi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.